Lidhje të shpejta
Korporativ
- Kushtet e përdorimit
- Politika e privatësisë
- 2026© Summer Homes
Nëse ju keni vendosur ta blini një pronë në Turqi, ju do të duhet të shikoni në regjione të ndryshme. Mahmutlari në Komunën e Alanias, është vetëm dhjetë kilometra nga qendra e qytetit. Rrethohet me Kestelin dhe Kargicakun derisa malet mahnitëse Taurus janë në një distancë të afërt.
Plazhet janë kryesisht me gurë, por mund të gjenden edhe plazhe tjera me rërë. Hyrja në plazhe është së bashku me një shëtitore së popullarizuar për t'u shëtitur si dhe për çiklistë. Pavarësisht kësaj, Mahmutlari është një destinacion i popullarizuar turistik me një komunitet të përzier vendor dhe të huaj. Në kulmin e sezonës, popullësia arrinë deri në 70 mijë, por shkaku i madhësisë, Mahmutlari asnjëherë nuk duket i ngarkuar.
Ndër avantazhet e shumta për investimin në pasuri të paluajtshme në Mahmutlar, është kërkesa e madhe për qira - deri në 750 mijë turistë vizitojnë këtë vend.
Përfitimet për zhvendosjen e familjeve këtu:
Qerdhet dhe shkollat në dispozicion - si private ashtu edhe publike
Afërsia me detin
Komunitet i madh i ish-mërgimtarëve
Infrastrukturë e pasur
Mjekë dhe dentisë që flasin gjuhën angleze
Në Mahmutlar, ka zgjedhej të shumta të pronave në dispozicion, nga një "studio" e lirë deri te vilat elitare.
Apartamentet në komplekse luksoze ose vilat në hapësirë mund të madhe të tokës do të kushtojnë më shtrenjtë.
Mahmutlari është në qendër të shumë vendeve historike në rast se ju doni të mësoni rreth të kaluarës nv Turqi si Syedra, Anamur, Side dhe Laertes.
Ka shumë vende për sporte ujore gjatë vijës bregdetare dhe dyqane për bicikleta nëse ndiheni energjik.
Lumi kryesor i Dimcay ka shumë restaurante përreth, i përsosur për t'u relaksuar në ditët e ngrohta të verës. Ka edhe parqe të këndshme me shtigje për ecje përgjatë lumit. Më pas është edhe shpella, me emrin e njejtë, që ka një reputacion fantastik për stalagmitet dhe stalaktitet.
Komuniteti i të huajve në Mahmutlar është i fortë. Këtu ka madje edhe qendra kultutore për popullësinë. Nëse një person ka nevojë për një shërbim të vogël (për shembull, riparimi i veshmbathjeve), atëherë lehtë mund ta gjeni dikë që e flet gjuhën tuaj dhe mund t'ua zgjidhë problemin tuaj pa e ditur gjuhën turke.