Xhamia e Madhe e Turqisë dhe spitali i Divrigit hyjnë në trashëgiminë kulturore botërore

Xhamia e Madhe e Turqisë dhe spitali i Divrigit hyjnë në trashëgiminë kulturore botërore

  • 4 Koha e Leximit
  • Publikuar më 13.08.2023
Ndaj

Konsiderohet një prej simboleve më të rëndësishme të arkitekturës në regjion, derisa ishte gjithmonë rrugë e ngarkuar me tregti nga qytetërimet prej Lindjes së Mesme, Azisë perëndimore dhe Evropës.

Ku ndodhet xhamia? 

Ndodhet në qendër të Anadollit, për të qenë më konkret, në anën e sipërme të vendit në provincën Sivas, në fshatin e Divrigit. 

Rëndësia e arkitekturës 

Konsiderohet një prej simboleve më të rëndësishme të arkitekturës në regjion, derisa ishte gjithmonë rrugë e ngarkuar me tregti nga qytetërimet prej Lindjes së Mesme, Azisë perëndimore dhe Evropës. Ishte një element thelbësor për ta bërë Anadollin qendër të vëmendjes nga pushtuesit e asaj kohe, duke i bërë njerëzit aso kohe të ndërtojnë monumente të mrekullueshme për të treguar rëndësinë e kësaj zone dhe kuptimin e tyre. 

Anadolli qëndror ka një prej tokave më pjellore në tokë dhe me shumëllojshmëri në kulturë dhe vende historike, gjithashtu.

Kush e bëri atë dhe kur e bëri? 

Sa i përket këtij monumenti, xhamia e dekoruar dhe kompleksi i spitalit ishin ndërtuar nga dinastia vendore e Mengujekids, në vitet 1228 - 1229. Ishte dizajnuar dhe ndërtuar nga arkitekti Hurrem Sah bin Mugis El-Hilati.

Ishte ndërtuar për të qenë simbol i fitores për betejën e Mandzikertit ndaj Perandorisë Bizantine në vitin 1701.

E gjithë struktura e monumentit është e ndërtuar me gurë dhe konsiderohet si një prej më të mirave në Periudhën e Mesme, me detajet dhe gdhendjet që e bëjnë syrin të kënaqet me këtë ndërtim të dinastisë.

Kompleksi përbëhet nga një xhami dhe një spital që kombinohen me hyrje në fillim të ndërtesës. Të dyja hymjet japin një hije që mund të identifikohet si një figurë lutjeje, e cila është bërë në tri dimensione në dy hyrjet e xhamisë, dhe derisa dielli lëviz, figura e hijes poashtu ndryshon kahjen në pjesën tjetër të ndërtesës. 

Me gjithë këto detaje dhe kreativitet, kjo madhështi u bë një trashëgimi e vërtetë botërore dhe një shembull i vërtetë i kulturës dhe arkitekturës turke.