Wrestling me vaj

Wrestling me vaj

  • 4 Koha e Leximit
  • Publikuar më 06.08.2023
Ndaj

Wrestling me vaj është një sport tradicional turk. Quhet wrestling me vaj pasi mundësit rrahen me trupat e tyre të lyer me vaj. Ky sport tradicional bëhet në fushat e garës të quajtura "Er Meydani".

Wrestling me vaj është një sport tradicional turk. Quhet wrestling me vaj pasi mundësit rrahen me trupat e tyre të lyer me vaj. Ky sport tradicional bëhet në fushat e garës të quajtura "Er Meydani". Është një sport që kërkon fuqi dhe aftësi të madhe pasi është e vështirë për mundësit që të mbajnë njëri-tjetrin shkaku i vajit. 

Origjina e këtij sporti daton prej ditëve të vjetra të Egjiptit dhe edhe sot gjen vend kudo në Evropë dhe Ballkan. Ka nisur si një shfaqje dasme kur kryefamiljarët thirrnin mundësit në dasmat e tyre për argëtim.

Dihet se turqit e bëjnë këtë sport nga shekulli i katërt para Krishtit. Ky sport u bë një shfaqje tradicionale për shumë raste si festat e natyrës në pranverë, martesat, ceremonitë e fitoreve, etj. Në periudhën osmane, ngjarjet ishin kontrolluar nga perandoria. Perandoria ndërtoi shtëpi për mundësit në vende të ndryshme në Anadoll, dhe mundësit e vjetër të quajtur "pehlivan", ishin vendosur aty. Sulltan Murati i katërt dhe sulltan Abdulaziz ishin poashtu mundës dhe treguan se sa i rëndësishëm është ky sport tradicional. 

Si zgjatje e kësaj tradite, garat e wrestlingut me vaj organizohen edhe sot. Në përgjithësi, një njeri i pasur dhe i fuqishëm në atë regjion bëhet sponsor i ngjarjeve. Më E popullarizuarA është gara e Kirkpinar Oil Wrestling në Edirne, e cila ka një histori 650-vjeçare.

Edhe pse wrestlingu me vaj është një sport tradicional, quhet më shumë si një "show". Përpos kësaj, Federata e Sporteve Tradicionale u themelua në vitin 1996. Deri në atë ditë, ishte përformuar vetëm për "show" dhe nëpër ahengje.