Udhëtimi kujdestar

Udhëtimi kujdestar

  • 4 Koha e Leximit
Ndaj

"Udhëtimi kujdestar" është një mundësi për ju që t'i shikoni pronat që ju pëlqejnë dhe ne i mbulojmë të gjitha shpenzimet pasi ju blini suksesshëm një pronë.

Summer Home Real Estate ju rekomandon juve të vini dhe të shikoni se çfarë vendi i mrekullueshëm është Turqia me histori të pasur, kulturë dhe pamje spektakolare të vendit. Ne besojmë se ju do ta adhuroni Mesdheun dhe do ta pëlqeni stilin fantastik të jetesës në rivierën turke. "Udhëtimi kujdestar" është një mundësi për t'i shikuar pronat që ju i keni parë në platformën tonë online. Udhëtimi i vëzhgimit nga Summer Home aranzhohet në bazë të kërkesave të juaja individuale, specifikave personale dhe të përshtatura sipas buxhetit tuaj financiar. Ne do t'ju ofrojmë juve informacione në lidhje me pronat që ju interesojnë me një fletushkë të pronës, planin e kateve, listën e çmimeve dhe vendndodhjen e projektit.
Rezervoni datën gjatë qëndrimit tuaj në Turqi, një përfaqësues i Summer Home do t'ua jap vëmendjen e tij/saj të plotë, me sjelljet më miqësore dhe shërbime të besueshme. Të gjitha informacionet e detajizuara do të ofrohen në gjuhën angleze, gjermane, sllovake, suedeze, ruse, persiane, arabe ose në gjuhën turke. Ju lutem na tregoni për datat e planifikuara për udhëtimin kujdestar dhe ne do të donim që datat e juaja të preferuara të jenë në akordim me kalendarin tonë. 
Bileta e avionit - Transferi - Akomodimi në hotel Summer Home do t'ua aranzhojë transferimin nga aeroporti prej Antalias ose Gazipasas dhe do t'ju drejtojë direkt në hotel. Ne do t'ju ofrojmë akomodim në hotel në një vend të përshtatshëm. Nëse ju blini një pronë përmes nesh, pas nënshkrimit të kontratës së blerjes, ne do t'ju mbulojmë të gjitha shpenzimet e tiketës së avionit dhe akomodimit. 
Në rast se ju nuk blini një pronë përmes nesh në Summer Home gjatë udhëtimit kujdestar, atëherë ju jeni të obliguar që t'i mbuloni shpenzimet e transferimit dhe akomodimit. 
* Udhëtimi kujdestar me Summer Home aranzhohet në bazë të kërkesave të juaja individuale, specifikave personale dhe të përshtatura sipas buxhetit tuaj financiar.
Jeni të mirëseardhur për të rezervuar një udhëtim vëzhgimi! 

4.9

Nuk dini nga t’ia filloni?

Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

Phone
Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve