Turizmi kulinar në Turqi

Turizmi kulinar në Turqi

  • 4 Koha e Leximit
  • Publikuar më 02.06.2023
Ndaj

Faktorët thelbësorë të përfshirë në vizitën në një vend të ri është të shohësh një vend që nuk e keni parë kurrë më parë deh të mësoni kultura të reja. Megjithatë, ka ende një arsye që ka qenë e popullarizuar në vitet e fundit dhe kjo është vizita në vendet e bazuara në kulturat e tyre kulinare. Lloji më i popullarizuar i turizmit në vitet e fundit, turizmi kulinar i ndihmon njerëzit t'i kuptojnë kulturat e ushqimit të këtyreve vendeve me aktivitete të ndryshme. 

Turqia e ka ndjekur trendin e njejtë dhe është njëra nga këto shtete, ku turizmi kulinar është bërë shumë i popullarizuar në vitet e fundit. Pavarësisht a janë turistët vendas apo të huaj, ata i vizitojnë të gjitha qytetet dhe vendet me vetëm një objektiv në mendje; për të shijuar ushqimin vendas dose të njohin kuzhinën e një qyteti apo regjioni. Mënyra më efektive për t'u njohur me turizmin kulinar është të shijoni ushqimin vendas. Megjithatë, shumë aktivitete tjera e përfaqësojnë kuzhinën vendase në forma të ndryshme. Një mënyrë tjetër është të vizitoni dyqanet vendase dhe qendrat e prodhimit të cilat prodhojnë produkte unike vendase. 

Një shembull që mund të jepet në këtë rast është vaji i ullirit. Në muajin nëntor, gjatë një udhëtimi në Milas, regjionin e Bodrumit, vizitorët mund ta përjetojnë korrjen e ullirit dhe të mësojnë procesin e tij, ta vizitojnë një fabrikë të vajit të ullirit dhe të shijojnë atë. Udhëtimi nuk do të jetë i kompletuar pa shijuar kuzhinën e shkëlqyer vendase me ushqimet prej vajit të ullirit në produkte të ndryshme. 

Kur ju planifikoni të bëni një udhëtim duke aranzhuar përmes ndonjë agjencioni turistik, udhëtimet e gastronomisë janë bërë zgjedhje e turizmit në vitet e fundit dhe kjo është një mënyrë e shijshme për ta shijuar një vend dhe kulturë të re.

Këtu janë disa nga ushqimet e shijshme që mund t'i gjeni në Turqi:

Bakllava

Biber Dolma

Döner

İskender

Mantı