Ku të thirrni në rast të emergjencës?
- 4 Koha e Leximit
- Publikuar më 11.07.2023
Shërbimet e emergjencës janë të çassshme edhe nëse nuk jeni turkfolës derisa ata kanë numrat e shkurtër që mund t'i thirrni edhe nëse nuk jeni të lidhur me telefonitë turke. Shumë prej tyre kanë mbështetje gjuhësore, kështu që mungesa e gjuhës nuk do të jetë problem në Turqi.
Siç e dimë, mikpritjen turke e tejkalon vetëm bukuria natyrore e vendit. Për t'i tërhequr turistët nga e gjithë bota, Turqia punon që ta bëjë vendin të sigurtë, sidomos në zonat e ngarkuara. Shërbimet e emergjencës janë të çassshme edhe nëse nuk jeni turkfolës derisa ata kanë numrat e shkurtër që mund t'i thirrni edhe nëse nuk jeni të lidhur me telefonitë turke. Shumë prej tyre kanë mbështetje gjuhësore, kështu që mungesa e gjuhës nuk do të jetë problem në Turqi.
Këtu është lista me numrat esencial për rastet e emergjencës:
Ambulanca dhe ndihma mjekësore – 112 për të gjitha thirrjet emergjente. Kur thirrni, pranuesi menjëherë do t'ju drejtojë te shërbimi. Trajtimi i emergjencave është i njejtë për turistët e huaj dhe vendasit.
Zjarrëfikësit - 110
Zyra e hetuesisë - 118
Policia komunale - 153
Policia rrugore - 154
Policia - 155
Roja detare - 158
Shërbimet e zjarrëfikësave për male - 177
Fëmijët e humbur, ndihma për gratë - 183
Shërbimet tjera të nevojshme
Qendra e komunikimit për të huajt - 157
Linja telefonike është hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Migracionit të Ministrisë së Brendshme dhe është e hapur për adresimin e pyetjeve dhe shqetësimin e të huajve në lidhje me hyrjen, qëndrimin dhe largimin nga Turqia. Për këshillat mbi procedurat e mbrojtjes ndërkombëtare dhe të përkohshme, për informacionet në lidhje me të drejtat dhe obligimet e të huajve që janë në Turqi me status të ndryshëm, dhe për t'iu përgjigjur thirrjeve dhe kërkesave urgjente në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore.
Linja telefonike operon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë në gjuhën turke, angleze, arabe dhe ruse. Ky shërbim poashtu ka llogari në rrjetin social "Twitter".
Linja telefonike turistike - 179.
E krijuar nga Komuna e Antalias, ky shërbim siguron informacion të saktë në lidhje me aktivitetet turistike, merret dhe zgjidh ankesat nga turistët e huaj. Këshilltarët do t'ua japin të gjitha informatat në lidhje me qëndrimin në Turqi, cilësinë e shërbimeve, ushqimin dhe transportin. Ata do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në rast të shkeljes së rregullave të shërbimeve. Me marrjen e një kërkese nga një turist, menjëherë ata do të ndërhyjnë që të ofrohet niveli i pranueshëm i shërbimit.
Thirrjet në 179 në Turqi janë falas nga çdo telefon, përfshirë edhe celularin. Në sezonin e ngarkuar, nga 1 qershori deri më 1 tetor, punohet gjatë gjithë kohës, shtatë ditë në javë. Pjesa e tjetër e vitit, orari është nga ora 09:00 në mëngjes deri në orën 17:00 pasdite. Ekipi i këshilltarëve shumëgjuhësh siguron mbështetje në gjuhën turke, angleze, gjermane dhe ruse.
Qendra e thirrjeve e Ministrisë së Shëndetit "SABIM" - 184
Ofron informacion në lidhje me kujdesin mjekësor dhe merret me ankesat në trajtimin mjekësor turk. Shërbimi "SABIM" u krijua për qytetarët turq, por në mënyrë të njejtë, siguron mbështetje edhe për të huajt që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Thirrjet janë falas nga telefonitë fikse dhe celularët. Linja është e hapur gjatë gjithë kohës, shtatë ditë në javë. Këshilltarët ofrojnë mbështetje në gjuhën angleze, gjermane, arabe dhe ruse.
Njësia Ndërkombëtare e Ndihmës për Pacientët (IPAU) e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë - 0850 288 38 38
Linja telefonike ofron përkthim gojor në gjuhën angleze, gjermane, franceze, ruse, farsi dhe arabe për njerëzit që nuk flasin gjuhën turke. Të gjithë mund ta thirrin këtë numër falas me shërbim 24/7 dhe të zgjedhin gjuhën që ata duan ta flasin. Shërbimi i përkthimit falas është ofruar për komunikim me linjat telefonike të njësive emergjente të Turqisë, si dhe në spitalet universitare, spitalet private, barnatore dhe në Ministrinë e Shëndetësisë.
A keni nevojë për më shumë informacion?
- Pronë në Turqi
- Pronë në Qipro
- Pronë në Dubai