Rrugët më të mira për çiklizëm në Turqi
- 4 Koha e Leximit
- Publikuar më 16.06.2023
Për ata që duan ta eksplorojnë natyrën me bicikletë, vendi ynë ofron disa zona. Ne kemi rrugët më të mira për çiklizëm për ata që duan të udhëtojnë me bicikletë. Kapadokia, rruga Likya, Tekirdağ – Uçmakdere - Şarköy, Taraklı – Mudurnu – Abant, Gelibolu, Kazdağları, Ayder Plateau dhe Alania.
Për ata që duan ta eksplorojnë natyrën me bicikletë, vendi ynë ofron disa zona. Ne kemi rrugët më të mira për çiklizëm për ata që duan të udhëtojnë me bicikletë.
Kapadokia
Kjo zonë është ndër më të mirat që ju të shkrepni fotografi derisa vozisni bicikletën. Por, duhet ta keni të çartë se rrugët nuk janë të drejta dhe disa prej tyre mund të jenë të rrezikshme. Ürgüp, Avanos, Ihlara Vadisi janë vendet që ju do të doni t'i vizitoni. Kur jeni duke kaluar këtej, sigurohuni që të qëndroni në hotelet e gurit.
Rruga e Likyas
Rruga likiane është ndër rrugët më të gjata të listës sonë. Ju mund ta shijoni bregdetin e Mesdheut derisa jeni duke vozitur me bicikletë në rrugën e gjatë prej 555 kilometrash. Rruga fillon në Fethiye dhe mbaron në Antalia. Shumic ae njerëzve preferojnë të udhëtojnë në grupe, por këtë ve vendosni ju.
Tekirdağ – Uçmakdere - Şarköy
Nëse dëshironi të udhëtoni diku afër Stambollit, ju mund të shijoni pamjen e detit Marmara. Ose, ju mund të zgjedhni rrugët bregdetare mes Uçmakdere, Mürefte dhe Şarköy, të cilat janë tatëpjeta.
Taraklı – Mudurnu – Abant
Nëse ju doni t'i shihni të gjitha llojet e gjelbrimit, atëherë kjo rrugë është ideale për ju. Ju mund të udhëtoni në Bolu dhe ta shihni liqenin Abant dhe të merrni avantazhin e komoditeteve përreth.
Gelibolu
Për njerëzit që duan zonat historike, Çanakkale-Gelibolu është vendi ideal për ju.
Kazdağları
Njëra prej zonave më të pasura me oksigjen në Turqi, ndodhet në Kazdağları. Ju mund të vizitoni fshatrat e vegjël si Asos, Begramkale dhe Zeytinli.
Ayder Plateau
Nëse ju doni të udhëtoni në njërin prej vendeve më të gjelbra të Turqisë ku do të shihni vetëm gjelbrim, atëherë vizitoni Ayderin. Sepse është vend i popullarizuar, i banuar, sidomos në verë. Shijoni kodrinat e paprekura të Rize dhe Artvinit.
Alania
Alania ka njëren prej vijave bregdetare më të gjata në botë. Çiklizmi është i preferuar në Alania, ku ju mund të vozni bicikletën nga Gazipasa në Manavgat pa asnjë pengesë derisa jeni rrugës.
A keni nevojë për më shumë informacion?
- Pronë në Turqi
- Pronë në Qipro
- Pronë në Dubai