Qyteti i vjetër i Sirinces

Qyteti i vjetër i Sirinces

  • 4 Koha e Leximit
  • Publikuar më 29.06.2023
Ndaj

Derisa ecni në fshat, ju mund ta shijoni aromën e pemëve të shijshme në degë dhe të gjeni hotele të këndshme që do ta bëjnë qëndrimin tuaj më të përshtatshëm.

Ne ju mirëpresim juve në fshatin e mrekullueshëm të Sirinces. Derisa ecni në fshat, ju mund ta shijoni aromën e pemëve të shijshme në degë. Në fshat, ju mund të gjeni hotele të bukura, që do ta bëjnë qëndrimin tuaj më të përshtatshëm. Pasi të lini valixhet, ju mund të shkoni te njëra prej kafeneve që ndodhet rreth zonës dhe të shijoni kafen e shijshme turke. 

Për ata që nuk e njohin këtë fshat, ju ndoshta do ta kujtoni nga viti 2012. Ishte transmetuar në shtyp se sipas kalendarit Majan, 21 dhjetor 2012, bota do të mbaronte dhe dy vende do të jenë mbi ujë gjatë apokalipsit. Një fshat në Francë - Bugarach - dhe tjetri Shirinje. Në vitin 2012, ky fshat ishte i popullarizuar dhe i vizituar nga shumë turistë të huaj dhe vendas. 

Në periudhën e seljukëve, fshati ishte romak dhe pas pushimit të seljukëve, shumë turq nisën të jetuan me qytetarët romak. Popullësia ishte prej dy mijë banorësh dhe të ardhurat e tyre ishin nga ulliri dhe rrushi që përdoreshin për të bërë verë. Sot, nuk janë të famshëm vetëm për verën e shijshme dhe ullirin, por tani njerëzit e këtij vendi rrisin të gjitha llojet e pemëve si pjeshka, fiq, molla dhe arra. 

Vendet për t'i vizituar në Sirince:

Zona e Bazaar:

Këtu ka shumë zona për të ngrënë, pirë, blerje dhuratash, pemë, perime dhe ushqim. Ecja nëpër rrugë është e këndshme pasi mund të shihni mënyrën se si ishin tregjet e vjetra. 

Kisha St. John Baptist:

Për shumë vite, kisha ishte në gjendje të keqe. Në vitin 1805, kisha ishte riparuar dhe ishte hapur për njerëzit. Ju mund të shprehni dëshira të mira pranë kishës, ku njerëzit vijnë shumë shpesh. Sigurohuni që të shkrepni fotografi derisa jeni duke kaluar për t'u mahnitur me arkitekturën magjike të ndërtesës. 

Shkolla e gurit:

Kjo shkollë, e cila është tani një muze, është e hapur shtatë ditë në javë dhe shfaq sistemin e edukimit nga periudha antike e Perandorisë Osmane deri në fillimin e Republikës së Turqisë.