Qiraja në stil
- 4 Koha e Leximit
- Publikuar më 16.04.2023
Ju keni kursyer paratë tuaja, keni vendosur për një vendndodhje, keni vendosur të merrni me qira një pronë në vend të qëndrimit në hotel... çfarë më pas?
Çfarë duhet të merrni parasysh kur merrni me qira një shtëpi vere?
Ju keni kursyer paratë tuaja, keni vendosur për një vendndodhje, keni vendosur të merrni me qira një pronë në vend të qëndrimit në hotel... çfarë më pas? Mirë, ky artikull do t'ju ndihmojë t'i bëni vendimet e rëndësishme të jenë më të lehta. Vetëm përcilleni udhëzuesin për pushime të rehatshme.
Një prej llojeve të akomodimeve për ata që duan pushime verore është të marrin me qira një shtëpi apo apartament. Shtëpitë e verës ofrojnë pushime të rehatshme për shkak të disponueshmërisë së kuzhinës, dhomës së ndenjes dhe të gjitha karakteristikave të nevojshme.
Vlerësoni kërkesat tuaja
Shtëpitë e verës mund të merren me qira për një periudhë të shkurtër, për shembull për një javë, ose në baza sezonale për qëndrime më të gjata. Për qëndrime më të gjata për shembull për një muaj, hulumtoni se cilat prej tyre përfshijnë teknikën e bardhë dhe sa është kuzhina mirë e pajisur. Shikojeni se sa dhoma gjumi dhe banjo ka. Dhe nëse është në një vendndodhje të ngrohtë, shikojeni a ka kondicioner ajri?
Caktoni buxhetin tuaj
Ka shumë opsione për detinacionet e pushimeve, por disa kritere mund të mbahen fleksibile për të gjetur një shtëpi verore të përshtatshme për buxhetin tuaj. Mos ngurroni duke zgjedhur prona që janë në distancë, veçanërisht nëse lidhjet e transportit janë të mira. Kjo mund t'ju lejojë të keni një pushim më të qetë dhe më ekonomik. Ju gjithashtu mund të zbuloni se pronat priren të jenë pak më të mëdha nëse zgjidhni vendet më të largta. A keni ndërmend të merrni me qira një makinë ose të udhëtoni me autobusë ose taksi?
Vendndodhja, vendndodhja, vendndodhja!
Ne të gjithë kemi kërkesa të ndryshme pushimesh, andaj është e rëndësishme ta vlerësojmë vendndodhjen. A dëshironi një vend pranë detit apo natyrës? Ndoshta vendet arkeologjike dhe të trashëgimisë janë prioritet? A jeni person i ahengjeve apo preferoni vetminë? Të gjitha këto duhet të merren parasysh kur zgjedhni banimin tuaj me qira. Me kujdes hulumtoni se çfarë komoditete ka përreth sidomos nëse buxheti juaj nuk ua mundëson të merrni një veturë me qira! Sa larg është aeroporti më i afërt?
Mos prisni shumë gjatë!
Hulumtimet tregojnë se 24.73 përqind e njerëzve rezervojnë pushimet verore katër deri në gjashtë muaj më herët dhe 28.27 përqind i rezervojnë pushimet verore shtatë deri në 12 muaj më herët. Kështu që, mos u vononi. Rezervimi në minutat e fundit mund të reduktojë zgjedhjet tuaja.
Lexoni marrëveshjen e qirasë
Të drejtat dhe përgjegjësitë e personit që merr një shtëpi verore me qira janë të shkruara në kontratën e nënshkruar nga të dyja palët. Është e këshillueshme ta lexoni me kujdes kontratën në mënyrë që të mos ketë ndonjë problem gjatë qëndrimit tuaj në shtëpinë verore. Detajet në kontratë duhet të lexohen edhe për të drejtat për të marrë një kafshë me vete, kur pronari mund ta shkëputë marrëveshjen në rast të zhurmës së madhe ose nëse ekziston e drejta e tërheqjes pas marrjes me qira të shtëpisë.
Nëse ju ndiqni me kujdes këtë udhëzues, atëherë e gjitha që ju mbetet ta bëni është të paketoni valixhet tuaja dhe të kaloni kohë të mrekullueshme.
A keni nevojë për më shumë informacion?
- Pronë në Turqi
- Pronë në Qipro
- Pronë në Dubai