Pushimet kombëtare turke
- 4 Koha e Leximit
- Publikuar më 09.08.2023
Në Turqi, ka shumë festa falë Ataturkut për gjithçka që ai ka bërë në të kaluarën. Këto ditë janë për ta përkujtuar atë dhe të mirat që ai i ka bërë për vendin.
23 prill: Dita kombëtare e sovranitetit dhe dita e fëmijëve
Më 23 prill 1920, u hap Asambleja Kombëtare e Turqisë dhe kjo datë ishte pranuar si dita kur populli turk zyrtarisht e shpalli sovranitetin. Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Republikës së Turqisë, e deklaroi këtë ditë pushim në vitin 1924. Pesë vite më pas, ai e deklaroi këtë si Ditën e Fëmijëve dhe Ditën e Sovranitetit. Ataturk donte që ta dhuronte këtë ditë jo vetëm për fëmijët turq, por edhe për fëmijët e gjithë botës. Më pas, në vitin 1979, me pjesëmarrjen e gjashtë shteteve tjera, 23 prilli u bë një ditë ndërkombëtare.
19 maj: Përkujtimi i Ataturkut, Dita e Rinisë dhe Sportit
Më 19 maj, 1919, Ataturk arriti në Samsun dhe e nisi Luftën e Pavarësisë për popullin turk. Ataturk i dha një rëndësi të madhe kësaj dite. Ai tha se 19 maji është dita e fillimit të pavarësisë dhe dhe nisi ta shkruante librin e tij të famshëm të njohur tani si "Nutuk". Ataturk, që njihej si mbështetës i madh i të rinjëve në Turqi, e bëri me rëndësi këtë ditë për ata. Së pari, dita filloi të festohej si ditë e sportit dhe më pas u emërua si dita e sportit dhe rinisë. Më çdo 19 maj, njerëzit e rinjë nga Turqia vijnë së bashku në stadiume të mëdha në qytetet e tyre dhe bëjnë përformanca sportive dhe festive. Forcat ushtarake poashtu bëjnë paradë dhe e festojnë 19 majin, në përkujtim të Ataturkut dhe mbështetjes së tij.
30 gusht: Dita e Triumfit
Më 30 gusht, 1922, ushtria turke me Ataturkut fituan Betejën e Dumlupinarit. Kjo fitore përfaqëson fundin e Luftës për Pavarësinë e Turqisë. Pas triumfit të Dumlupinarit, Ataturku dhe miqtë nisën punën për Republikën. Ushtria triumfuese ishte veçanarisht e rëndësishme për Ushtrinë. Më çdo 30 gusht, forcat ushtarake festojnë me përformanca të ndryshme, përfshirë paradat. Kjo ditë njihet edhe si ditë diplomimi për të gjitha shkollat ushtarake në Turqi dhe ushtarët promovohen në këtë ditë.
29 tetor: Dita e Republikës
29 tetori është dita më e rëndësishme e pushimit kombëtar në Turqi. Festohet për shpalljen e Republikës së Turqisë më 29 tetor, 1923. Asambleja turke e shpalli themelimin e republikës. 29 tetori është i rëndësishëm për njerëzit pasi ishte dita kur Ataturku e shpalli lirinë nga sulltanët. Në këtë ditë, çdo vit, njerëzit turq i bashkohen çdo qyteti dhe prezantojnë falënderimet e tyre për Ataturkun. Të gjithë zyrtarët qeveritarë i shfaqin mesazhet e tyre në këtë ditë, vizitojnë Antibakirin dhe festa organizohet në mbrëmje. Njerëzit dalin jashtë, shkojnë bashkë në sheshe dhe e festojnë ditën me kënaqësi të madhe.
A keni nevojë për më shumë informacion?
- Pronë në Turqi
- Pronë në Qipro
- Pronë në Dubai