Lidhje të shpejta
Korporativ
- Kushtet e përdorimit
- Politika e privatësisë
- 2026© Summer Homes
Kestel është rreth gjashtë kilometra e gjysmë në lindje të Alanias dhe është një periferi e qetë dhe e bukur. Është duke e rritur reputacionin tek ata që duan të blejnë shtëpi pushimesh apo të zhvendosen përherë këtu shkaku i vendit fantastik. Me detin Mesdhe në njëren anë dhe malet Taurus në anën tjetër, ky vend ka bukuri të shumta natyrore.
Shumë lloje pronash janë në dispozicion në Kestel, me ndërtimet e reja që ndodhen pranë komplekseve të vjetra.
Përpos çmimit, vendimi merret edhe në bazë të preferencave të blerësit.
Duke zgjedhur Kestelin, pronari do të ketë shumë avantazhe në krahasim me zonat urbane:
Nga të gjitha distriktet e Alanias, vetëm në Kestel ju mund të blini një apartament të ri të vendosur në vijën e parë ose të dytë të bregdetit.
Zonat e komplekseve rezidenciale janë të pajisura me pishina dhe kënde lojërash.
Në Kestel, shumica e pronave janë apartamente dhe vila në komplekse rezidenciale moderne. Shumë prej tyre janë brenda kopshteve të tyre, derisa disa vila kanë edhe kopshtin e tyre privat.
Blerësit potencial do të gjejnë shumë opsione për pronat e këtyre llojeve:
Shumica e komplekseve të reja janë dizajnuar me luksin e hoteleve me pesë yje me të gjitha komoditetet për ta bërë jetën sa më të rehatshme. Pra, prisni të ketë palestra, sauna, kopshte të bukura dhe pishina.
Koha mesatare e ndërtimit të një kompleksi rezidencial është rreth një vit e gjysmë. Përfitimi i blerjes së një prone gjatë fazës fillestare të ndërtimit është çmime që rritet derisa kompleksi të mbarojë dhe ju mund të bëni profit.
Të blesh një apartament me orendi dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme.
Kestel ndodhet mes lagjeve Tosmur dhe Mahmutlar. Ky fshat ka sharmin e provincalizmit dhe natyral. Nga këtu ju mund të shkoni në Alania me autobusët "dolmus".
Plazhi është i qasshëm për të gjithë pushuesit - një numër i hoteleve mbulojnë brigjet. Plazhi është më me pak gurë se në Mahmutlar dhe këtu ka më pak kafene krahasuar me zonat tjera.
Tregtia në Kestel bazohet në dyqanet e vogla, barnatoret, restaurantet dhe kafenetë, dhe dyqanet e mëdha si Migros dhe Bim. Çdo javë këtu ka treg fermerësh ku produktet e freskëta mund të blihen.
Ka poashtu shkolla private dhe publike në zonë me reputacion të mirë. Jo larg nga Kesteli ju mund ta gjeni spitalin publik që ka vlerësime të shkëlqyera. Ka poashtu edhe spitale private në regjionin e Alanias.
Plantacionet e mandarinave, bananeve dhe portokajve mbulojnë këtë zonë. Shumica e komplekseve rezidenciale dhe hotelet janë të ndara nga deti përmes një autostrade dhe shëtitoreje, që ka kënd lojërash, qendra rekreacionale dhe fontana.
Ka shumë atraksione në këtë zonë përfshirë shpellën mahnitëse Dim me stalaktike dhe stalgmite. Ndodhet dhjetë kilometra nga Kesteli. Rruga që kalon përmes maleve Taurus dhe shpellës Dim është piktoreske. Regjioni i Alanias është shtëpi për shumë vende antike si Siedra dhe natyrisht kalaja. Nëse arkeologjia nuk është në interesin tuaj, atëherë ka qendra të sporteve ujore në bregdet. Për ju që preferoni lloje tjera të aktiviteteve, ka disa kompani që ofrojnë ecje, hiking dhe kanion në ujë në malet mahnitëse Taurus.
Këtu në Summer Home, ne mund t'ju ndihmojmë në çdo fazë të blerjes, nga udhëtimet kujdestare deri te procesi i blerjes. Agjentët tanë të shitjes janë këtu për t'ju ndihmuar që ta bleni shtëpinë e ëndrrave tuaja.