Një udhëtim në qytetin që sfidon kohën, Xanthos

Një udhëtim në qytetin që sfidon kohën, Xanthos

  • 4 Koha e Leximit
  • Publikuar më 04.06.2023
Ndaj

Qyteti i lashtë i Xanthos në Kaş, i cili është listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.  Gërmimet kanë nisur nga vitet e 50-ta nga francezët, që kanë bërë gërmime në lagjen Kinik. Që nga viti 2011, Departamenti i Arkeologjisë i Universitetit Akdeniz është duke i vazhduar studimet. Pjesa e sipërme e sarkofagut, është në formën e një varke me kokën poshtë, sikur sarkofagu lician, që është në formën e një varke me kokën poshtë.

Qyteti i lashtë i Xanthos në Kaş, i cili është listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. 

Gërmimet kanë nisur nga vitet e 50-ta nga francezët, që kanë bërë gërmime në lagjen Kinik. Që nga viti 2011, Departamenti i Arkeologjisë i Universitetit Akdeniz është duke i vazhduar studimet.

Në hyrje të qytetit, një derë me hark na pret. Banorët e Xanthosit kanë një histori të hidhur. Fqinjtë e tyre janë një shoqëri luftëtarësh ndryshe nga lidianët tregtarë. Fakti se ata zgjodhën vdekjen për hir të pavarësisë është dëshmi e heroizmit të tyre. Megjithë rezistencën e tyre të vazhdueshme, ushtria e vogël e Xanthosit, e cila kishte pesë-gjashtë mijë suhtarë, u mund nga qindra-mijëra ushtarët e ushtrisë persiane. Megjithëse qyteti kishte rënë, ata nuk mund të vazhdojnë të jetojnë si robër, atyre i ishin djegur gratë, fëmijët dhe thesaret e tyre në kalanë e tyre. 

Është e lehtë t'i kuptosh njerëzit me shpirt luftarak që zgjodhën vdekjen se sa jetën si skellvër të persianëve, edhe në kushtet e sotme. Monumenti i Harpyt është një nga strukturat më madhështore në qytet. Struktura origjinale e memorialit ishte dërguar në Angli dhe u ekspozua në Muzeun e Londrës.

Pjesa e sipërme e sarkofagut, është në formën e një varke me kokën poshtë. Sipas besimit lician, e gjithë bota do të shuhet në ditën e apokalipsit dhe të gjithë të vdekurit do të ringjallen me këto varre varkash. Gjithashtu, pronat e kësaj bote nuk do të mbeten në këtë botë, mund t'i çoni në anën tjetër.

Mozaikë të rinj kanë filluar të gërmohen në qytet, ku gërmimet po vazhdojnë. Ata kanë gjetur pishina, banjo, dushe. Kohë pas kohe mbaheshin shfaqje teatrale, gladiatorët dhe luanët luftuan për argëtim mes vete. Këto janë dëshmitë e njerëzve që jetonin atëherë kur kishte një jetë të këndshme para se Persianët të vinin.