Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët në nxehtësinë e madhe
- 4 Koha e Leximit
- Publikuar më 22.04.2023
Turqia është e njohur për ditët e nxehta, por është e mundur të qëndroni të freskët.
Ne të gjithë e dimë se Turqia njihet për ditët e nxehta të verës, por është e mundur të qëndroni të freskët edhe kur temperaturat janë 45 gradë celcius. Këtu janë disa ide për t'ju ndihmuar që ta mbani shtëpinë sa më të freskët.
Kondicionerët e ajrit
Shumica e njerëzve preferojnë të përdorin kondicionerët e ajrit. Megjithatë, ky është një opsion i shtrenjtë. Derisa temperaturat ngriten jashtë, mundësitë janë të mëdha që shpenzimet në faturat e energjisë elektrike të jenë edhe më të mëdha. Sigurohuni që kondicioneri juaj i ajrit është efiçient duke e mirëmbajtur atë rregullisht. Kjo nënkupton t'i ndërroni filterat vazhdimisht. Duke e bërë këtë, e bën ajrin më të mirë dhe e ftohë shtëpinë tuaj më shpejt. Ju gjithashtu mund t'i pastroni filterat më shpejt vetë. Mirëmbajtja nga profesionistët rrit shpenzimet tuaja edhe më shumë.
Bllokojeni ndriçimin
Gjatë ditës, bllokojeni dritën e diellit duke përdorur perde kundër diellit. Një dhomë e errët është përfundimisht më e freskët. Ka lloje të ndryshme të tyre duke nisur nga vertikale, në formë zebras, etj. Në mbrëmje, kur është më freskët, hapni perdet dhe dritaret. Mbyllni ato në dhomat që nuk janë duke u përdorur.
Ftohëset e tavanit
Janë një mënyrë e mrekullueshme për të marrë ajër të freskët. Në verë, vini në përdorim këtë pajisje pasi është një metodë e mirë për ta freskuar shtëpinë tuaj. Vendosni këto në tavat dhe ju do të keni ajër të freskët kudo në dhomën tuaj. Një këshillë tjetër është të vendosni një tas me akull para ventilatorit pasi mund të jetë vërtet ftohës!
Ushqimi
Tentoni t'ju shmangni ushqimit brenda, është koha për të përgatitur në grill. Temperatura e furrës do të rrit edhe temperaturën e dhomës suaj! Pra, është arsye e mirë të përdoret skara dhe të argëtoheni jashtë.
Izolimi
Izolimi krijon një barrierë ajri shumë të nevojshme. Pra, kontrollojeni se sa mirë e izoluar është ndërtesa juaj dhe kjo do t'ju ndihmojë gjatë verës dhe dimrit.
Bimët
Nëse jetoni në një vilë ose shtëpi, atëherë një investim afatgjatë do të ishte mbjellja e bimëve që kanë hije. Derisa një pemë nuk rritet brenda natës, ju mund të merrni rezultate të shkëlqyera të ftohjes së ambientit. Sipas hulumtimit, një pemë në lulëzim të plotë mund të bllokojë më shumë se 70 përqind të rrezatimit diellor që të mos hyjë në shtëpinë tuaj. Hulumtoni se cilat bimë do të rriten më mirë në tokën tuaj dhe më pas mbillini ato nën dritare.
A keni nevojë për më shumë informacion?
- Pronë në Turqi
- Pronë në Qipro
- Pronë në Dubai