Të Dhënat e Pronës
Verifikuar

  • Ref Nr.1770
  • Qëlliminë shitje
  • Llojiapartament
  • Dhomë gjumi1-4
  • Banjo1-3
  • Ballkon1-3
  • Madhësia55-275
  • Data e Fundit31-08-2024

Features

  • pamje deti
  • parkim i brendshëm
  • Shtëpi e zgjuar
  • kopsht
  • sauna
  • Gjenerator
  • pishinë
  • palestër

    Distancat

    • Qendra e qytetit: 2km
    • Plazh: 5km
    • Aeroporti: 135km
    • Aeroporti i dytë: 37km
    • Qendër tregtare: 3km
    • Më shumë informacion

    Lexoni përshkrimin e plotë.

    Summer Home me krenari ju prezanton kompleksin e ri të vilave dhe apartamenteve në Kestel. Kjo zonë e Alanias është shumë e kërkuar nga

    Summer Home me krenari ju prezanton kompleksin e ri të vilave dhe apartamenteve në Kestel. Kjo zonë e Alanias është shumë e kërkuar nga blerësit që duan një vendndodhje prestigjioze afër të gjitha komoditeteve. Ka hapësirë të madhe, është i pastër dhe me ajër të freskët direkt nga malet me pamje mahnitëse nga të gjitha këndet.

    Plazhet në Kestel janë të bukura, të përziera me rërë dhe guralecë. Aty ku hyrja në det është e vështirë, shumë hotele kanë ndërtuar hyrje direkte dhe të sigurtë në ujin e pastër dhe të ngrohtë. Pranë bregdetit ka kafene plazhe që shesin ushqim dhe pije si dhe qendra të sporteve ujore që ofrojnë aktivitete të ndryshme.

    Ka gjithçka për t'ju kënaqur juve dhe familjen tuaj në këtë regjion të Turqisë nga hikingu deri te ecjet përgjatë maleve Taurus. Nëse doni më shumë aventura, atëherë keni xhip safari, rafting, etj. Nëse preferoni argëtim më të qetë, mund t'i vizitoni vendet arkeologjike, që janë mjaft të famshme në këtë regjion.

    Alania është lehtë e arritshme me autobus apo taksi. Kjo qytezë e bukur ka shumë qendra tregtare, banka, barnatore, etj, por ka edhe kalanë. Kodrat dominojnë qielllin nga të gjitha anët. Merrni teleferikun dhe eksploroni përreth rrënojave, ku keni pamje marramendëse të gjirit të Alanias apo maleve Taurus.

    Distanca nga komoditetet:

    • Distanca nga plazhi: 2.5 kilometra
    • Distanca nga qyteza: 2.3 kilometra
    • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 135 kilometra
    • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 37 kilometra
    • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 1.8 kilometra.

    Karakteristikat e kompleksit 

    Ky projekt i ri mahnitës përbëhet nga apartamente, suita, duplekse si dhe vila. Në blloqe të bardha, këto shtëpi me arkitekturë të bukur u përshtaten klientelës elitare që duan banim ekskluziv dhe prestigjioz aty ku privatësia është e garantuar.

    Ka shumë lloje apartamentesh, nga njëdhomëshe deri te vilat dhe apartamentet katërdhomëshe. Nëse bleni në një fazë të hershme të ndërtimit, ju mund të bëni ndryshim brenda.

    Ka një mundësi për të blerë pajisjet dhe orenditë shtesë si: .

    • mobiljet
    • teknikën e bardhë
    • ngrohjen nën dysheme
    • ekranet e insekteve
    • tendën
    • kaminën
    • grillin
    • sistemin "Smart Home" me Wi-Fi
    • ashensorët.

    Si bazë standarde, këto shtëpi janë të pajisura me bojler, tryezë graniti në kuzhina, dysheme me pllaka qeramike, mermeri dhe graniti, si dhe ndriqim.

    Komoditetet e jashtme janë të jashtëzakonshme. Janë të standardit me pesë yje dhe plotësojnë çdo dëshirë tuajën. Këtu ju mund të relaksoheni në SPA, rreziteni në pishinë si dhe të qëndroni në kopsht.

    Ky projekt ekskluziv është tashmë duke joshur blerësit e huaj, andaj kontaktoni një prej agjentëve tanë të shitjes nëse jeni të interesuar. Shumë shpejt, ju mund ta nisni jetën që gjithmonë e keni ëndërruar.

    Nuk dini nga t’ia filloni?

    Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

    Phone
    Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve

    Pronat e rekomanduara