Kafja turke

Kafja turke

  • 4 Koha e Leximit
  • Publikuar më 20.09.2023
Ndaj

Kafja në Turqi është shumë më shumë se pije, është kohë e kaluar së bashku.

Thuhet se kafeja turke është sjellur në Turqi nga Jemeni gjatë sundimit të Sulltanit të Madhërishëm, si një dhuratë për pallatin e tij të madh. 

Nën rregullat e Perandorisë Osmane, kafeja turke është përgatitur në një formë të re, të rafinuar, andaj, prodhimi i kafesë u shtua në regjistrin e stafit të pallatit, duke krijuar një zakon të ri të pirjes për takimet me Sulltanin.

Procesi i bërjes së kafesë turke ka ndryshuar paksa ndër shekuj, por ka mbetur nën kulturën e saj. Andaj, në vitin 2013, UNESCO e vendosi Kafenë Turke në ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke shtuar: "Tradita e saj është simbol i mikpritjes, miqësisë dhe rafinimit". 

Kafja në Turqi është më shumë se pije, është kohë e kaluar së bashku, vlerësim i miqësisë, diskutime, debate dhe mikpritje nga nikoqiri juaj. Kur bëheni nuse në një famiilje turke, fqinjtë tuaj do t'ju gjykojnë në bazë të asaj se si e bëni dhe shërbeni kafenë turke. 

Si e bëjmë atë pastaj? 

Zgjedhja dhe blerja e kafesë së mirë është detyra e parë e rëndësishme. Ju ose mund të blini kokrrat e kafesë dhe t'i bluani ato vetë ose të blini kafe të mirë në formë pluhuri. Vetëm sigurohuni që të kontrolloni që lloji që blini është një zgjedhje popullore. Tenxherja ose Cezve (zhezvja) mund të jetë bakër, alumin, çelik inoks ose "Zoti na ruajt" nëse dëshironi që ta zemëroni një vjehërr turke, përdornni kazanin elektrik. Mënyra më e lehtë është me një kazan elektrik megjithatë disa turq thonë se shija nuk është e njëjtë.

Uji i ftohtë matet me filxhanin e kafesë, duke mbushur një filxhan të plotë ujë dhe një lugë çaji pluhur kafeje për person, dhe kërkon që sheqeri, nëse përdoret, të shtohet në këtë fazë të hershme. Disa njerëz preferojnë kafenë e tyre pa sheqer dhe disa përdorin vetëm një të katërtën e një kubi, prandaj sigurohuni që ta pyesni para përgatitjes! Duke përdorur nxehtësinë më të ulët të mundshme, vendoseni zhezven në një nxehtësi dhe përzijeni kafen derisa të përzihet mirë, pas kësaj kafja nuk duhet të trazohet. Lëreni kafenë të zihet në nxehtësi të lartë derisa të formohet një shkumë në majë. Derdhni kafen e holluar me ujë në filxhanin e vogël. Tani keni kafen e përsosur turke.

Ekziston një thënie e famshme në turqisht se një kafe e ndarë me një mik do të krijojë një miqësi që do të zgjasë më shumë se 40 vjet. ‘Bir kahvenin kırk yıl hatırı vardır’.