Kjo pronë është shitur.
Apartamente moderne në kompleks të vogël dhe të këndshëm në Kestel
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1817
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi1-3
- Banjo1-3
- Ballkon1-2
- Madhësia56-120 m²
- Data e Fundit31-08-2023
Karakteristikat
Parkim Privat Televizioni kabllor-satelit ashensor pishinë palestër
Distancat
Qendra e qytetit: 850 m Plazh: 500 m Aeroporti: 50km Aeroporti i dytë: 135km Qendër tregtare: 250 m Më shumë informacion
Apartamentet moderne në një kompleks të vogël dhe të këndshëm në Kestel janë tani për shitje. Kesteli është një qytezë e vogël në lindje të Alanias, e popullarizuar nga blerësit shkaku i distancës së afërt me plazhet e këndshme dhe infrastrukturën e shkëlqyer.
Kesteli ka ndjenjën e fshatit. Ka shumë dyqane lokale dhe tregje fermerësh për nevojat tuaja ditore, si dhe kafene të këndshme dhe restaurante cilësore. Për më shumë blerje, ju duhet të shkoni në Alania apo Mahmutlar, që janë mjaft afër.
Linjat e transportit janë të mira këtu me zgjedhje të shumta të taksive apo kompanive për veturat me qira, poashtu keni edhe linja të rregullta autobusi që e bëjnë udhëtimin përreth kësaj zone të shpejtë dhe të lehtë. Kesteli nga Alania është rreth 20 minuta larg me veturë përgjatë autostradës D400, varësisht se kur udhëtoni.
Ka shumë për t'ju mbajtur juve dhe familjen tuaj të ngarkuar, me qendrat e sporteve ujore pranë bregdetit që ofrojnë aktivitete të ndryshme. Turnetë e piratëve nisin nga porti i Alanias, që janë përplot argëtim për të gjitha familjet. Ju mund të aranzhoni edhe aktivitete peshkimi apo zhytje. Nëse preferoni argëtimin tuaj në forma tjera, atëherë keni malet Taurus aty pranë me aktivitete të ndryshme si xhip safari dhe eksplorim i formacioneve të ndryshme të shpellave, derisa keni edhe lumin Dim ku mund të hani drekë në restaurantet e afërta. Ky regjion i Turqisë është i famshëm për vendet e jashtëzakonshme arkeologjike, andaj eksploroni edeh kalanë e Alanias dhe portin detar apo mund të vizitoni edhe Syedran që të merrni pamje panoramike.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 500 metra
- Distanca nga qyteza: 850 metra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 135 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 50 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 250 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky kompleks i ri dhe i këndshëm përbëhet nga një ndërtim i vogël dhe i këndshëm, i përsosur për familjet apo çiftet që duan një shtëpi pushimesh apo për t'u zhvendosur përherë këtu. Vizitorët nga e gjithë bota i duan plazhet e gjata dhe me rërë të Kestelit si dhe ditët e ngrohta të verës. Blerja e një prone këtu nënkupton kthim të lartë në investim pasi qiratë janë mjaft të kërkuara.
Me arkitekturë moderne, kjo ndërtesë e këndshme ka apartamente me një, dy dhe tre dhoma gjumi. Disa duplekse janë poashtu në dispozicion. Brendësia bashkëkohore është e ndritshme dhe e freskët. Ballkonet sjellin hapësirën e nevojshme për argëtim shtesë. Kuzhinat moderne të planit të hapur janë të mrekullueshme dhe banjot janë elegante dhe funksionale.
Hapësira e jashtme është e këndshme me pemë të Mesdheut si dhe ka një pishinë me tarraca për rrezitje (shikoni listën e mëposhtme). Pronat në këtë kompleks po shiten shpejt, andaj mos u vononi të regjistroni interesimin tuaj që ta keni pjesën tuaj në parajsën e Mesdheut.
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.



