Kjo pronë është shitur.
Apartamente moderne me çmime të ulta në Avsallar
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1752
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi1-5
- Banjo1-4
- Ballkon1-4
- Madhësia58-144 m²
- Data e Fundit31-08-2023
Karakteristikat
- kopsht
- sauna
- Banjo Turke
- Basketboll
- pishinë
- Pishinë e brendshme
- Parkim Jashtë
- palestër
- Kinema
Distancat
Qendra e qytetit: 800 m Plazh: 1km Aeroporti: 104km Aeroporti i dytë: 70km Qendër tregtare: 650 m Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Këto apartamente moderne me çmime të ulta në Avsallar janë tani për shitje. Avsallari është një periferi e shumë dëshiruar në Alania për të jetuar. Turistët vijnë me të madhe në këtë qytezë, duke e bërë këtë një vend ideal për të pasur një shtëpi pushimesh, për t'u zhvendosur përherë apo për të investuar në tregun e qirave.
Infrastruktura është mirë e organizuar në Avsallar, me shumë dyqane, kafene dhe restaurante në qytezë dhe bregdet. Autostrada D400 kalon përmes Avsallarit, duke lidhur aeroportet dhe qytetet kryesore në regjionin e Mesdheut, duke e bërë këtë një vend në qendër të vendeve turistike.
Ka shumë aktivitete për t'ju mbajtur juve dhe familjen tuaj të argëtuar në Avsallar, nga sportet ujore në det, treking dhe hiking në malet Taurus si dhe eksplorimi i vendeve arkeologjike që nuk do t'ju mërzisë kurrë!
Nëse doni ta ndryshoni peisazhin, atëherë Alania është 30 minuta larg me veturë ku edhe mund të merrni veturë me qira nëse doni të jeni të pavarur. Ka shërbim të rregulltë me autobus që udhëton në Antalia dhe Alania. Shumë spitale private ndodhen në njëren prej dy qyteteve kryesore, derisa Avsallari ka një ordinancë të vogël.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 1.2 kilometra
- Distanca nga qyteza: 800 metra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 104 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 70 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 650 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky kompleks i madh është ndërtuar në një sipërfaqe prej 33,325 metra katrorë dhe përbëhet nga tre blloqe të mëdha apartamentesh. Ka lloje të ndryshme, duke nisur nga 1+1 deri tek ato elegante me pesë dhoma gjumi dupleks.
Secili apartament do të kompletohet me pajisjet dhe orenditë më cilësore dhe të gjitha do të jenë bashkëkohore. Në një vend të qetë dhe të gjelbër, ky kompleks ju ofron siguri dhe rehati në një hapësirë të rrethuar nga orhidetë dhe pemishtet tjera.
Hapësira e jashtme është mahnitëse me një pishinë të madhe të rrethuar nga tarraca, e përsosur për rrezitje. Fëmijët do ta kenë këndin e lojërave dhe vendet sportive. Ky kompleks ju ofron të gjitha komoditetet e nevojshme për relaksin tuaj.
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.