Kjo pronë është shitur.
Apartamente mahnitëse dhe moderne në Avsallar
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1737
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi2-4
- Banjo2-3
- Ballkon2-3
- Madhësia105-165 m²
- Data e Fundit30-12-2023
Features
- Pamje natyrore
- pishina për fëmijë
- sauna
- Banjo Turke
- shërbimi i portierit
- Shërbimi i transferimit të plazhit
- Gjenerator
- barbeky
- Pingpong
- Siguria
- rrëshqitës uji
- Televizioni kabllor-satelit
- Kamera
- pishinë
- Pishinë e brendshme
- palestër
Distancat
Qendra e qytetit: 2km Plazh: 2km Aeroporti: 100km Aeroporti i dytë: 65km Qendër tregtare: 450 m Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Këto apartamente mahnitëse dhe moderne janë tani në dispozicion për shitje në Avsallar. Ky vend është në perëndim të Alanias. I famshëm për ndërtimet prestigjioze, rrethinën e qetë, plazhet superiore, Avsallari është vend i përsosur për të blerë shtëpi pushimesh, njësi qiraje apo për t'u zhvendosur përherë.
Ka shumë dyqane, kafene dhe restaurante, ATM, barnatore dhe dyqane lokale që shesin të mira materiale për nevojat bazike. Edhe pse është një periferi më e qetë, zona e plazhit është e jetueshme me qendra të sporteve ujore dhe hotele me pesë yje pranë bregdetit.
Autostrada D400 lidh të gjitha qytetet kryesore dhe të dy aeroportet. Ka shumë kompani taksish, kompani për dhënien e veturave me qira dhe linja autobusi që e përdorin këtë rrugë rregullisht. Ky vend është në qendër të vendeve interesante për t'u vizituar, përfshirë portin e Alanias që është shtëpia e "Kullës së Kuqe". Ose ju mund të shihni afër edhe rrënojat arkeologjike të qytetit të vjetër romak. Malet Taurus ofrojnë pamje të jashtëzakonshme derisa aty ofrohen aktivitete si paragliding, rafing dhe vizita te shpella.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 1.9 kilometra
- Distanca nga qyteti: 1.5 kilometra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 100 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 65 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 450 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky projekt i ri përbëhet nga një bllok atraktiv i apartamenteve me fasadë moderne dhe të bardhë. Ballkonet japin hapësirë shtesë për argëtimin tuaj.
Ka opsione të ndryshme apartamentesh nga 1+1 deri tek ato me tre dhoma gjumi dupleks. Secili apartament do të jetë i kompletuar në bazë të standardeve më të larta me orenditë dhe pajisjet më moderne. Kuzhinat do të kenë pajisje moderne dhe të duhura për nevojat tuaja të gatimit. Banjot do të jenë elegante dhe funksionale.
Hapësira e jashtme është poashtu e bukur. Imagjinojeni veten duke u relaksuar në pishinën e jashtme e më pas mund të hyni edhe në sauna. Ky kompleks nuk është vetëm për verë, pasi ka edhe pishinë të brendshme kur të është moti më i ftohët, i përsosur për të qëndruar këtu gjatë gjithë vitit.
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.