Kjo pronë është shitur.
Turqia > Antalya > Alanya
Apartamente mahnitëse dhe elegante në Avsallar
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1700
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi1-2
- Banjo1-2
- Ballkon1-2
- Madhësia52-111 m²
- Data e Fundit01-01-2023
- PishinëNë dispozicion
Karakteristikat
- pishina për fëmijë
- kopsht
- sauna
- ashensor
- pishinë
- Parkim Jashtë
- palestër
- pergola
Distancat
Apartamentet mahnitëse dhe elegante në Avsallar janë në dispozicion për t'u parë tani. Ky vend rural është i përsosur për ata që duan ta blejnë një shtëpi pushimesh apo që duan të zhvendosen përherë në një hapësirë të gjelbër dhe të qetë. Derisa ndërtimi po bëhet në Avsallar, kjo zonë mbetet rurale dhe e gjelbër.
Plazhet e bukura me rërë dhe me ujërat e ngrohtë janë brenda një distance në ecje, të përsosura për familjet me fëmijë dhe për ata që kanë problem me transportin. Ka infrastrukturë mirë të organizuar në Avsallar me dyqane dhe kafene si dhe restaurante në qytetin kryesor. Në bregdetin kryesor ka sporte ujore për argëtimin tuaj. Ju mund të lundroni me barkë, të shkoni për peshkim apo edhe zhytje si grup. Kompanitë turistike janë fleksibile këtu dhe ju ofrojnë shumë opsione.
Nëse jeni të pasionuar pas arkeologjisë, ky regjion i Turqisë ka disa vende mahnitëse arkeologjike përplot me histori. Për ndryshim peisazhi, Alania, 20 minuta larg me veturë, ka shumë qendra tregare dhe zonën e kalasë për ta eksploruar.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 1.3 kilometra
- Distanca nga qyteti: një kilometër
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 102 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 68 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: një kilometër
Karakteristikat e apartamenteve
Ky kompleks i ri ofron shumë opsione banimi duke nisur nga 1+1 deri tek ato me dy dhoma gjumi dupleks. Është një kompleks i vogël kompakt me 21 apartamente të ndara në gjashtë kate, derisa duplekset zakonisht janë në katet e mësipërme dhe pamjet nga dritaret janë të jashtëzakonshme. Kjo zonë është e rrethuar nga hapësirat e gjelbra dhe malet e bukura, ajri këtu është i freskët nga mali dhe plantacionet e portokajve.
Secili apartament do të kompletohet në stil modern me orendi dhe pajisje të cilësisë së lartë. Hapësira e hapur e banimit mundëson shfrytëzimin e gjithë hapësirës dhe u jep ndriqimin e duhur dhomave.
Hapësira e jashtme ka pishinë të bukur të rrethuar nga tarracat për rrezitje. Kur të jeni "mërzitur" nga dielli, keni palestrën e brendshme dhe saunën, të gjitha në një vend të rehatshëm.
Ky projekt i mrekullueshëm do të shitet shpejt, andaj mos u vononi të flisni me një nga agjentët tanë të shitjes dhe nisni jetën që gjithmonë e keni ëndërruar në Mesdhe.
Planet e Kateve
Pronat e rekomanduara
- Apartament 1+1 Mobiluar për Shitje në Oba, AlanyaAlanya, Antalya
- Kargicak, Alanya: Apartament me 1 Dhoma për Shitje me Qasje në PishinëKargicak, Alanya, Antalya
- Zyra Komerciale me Shitje në Avsallar Alanya | Via MallAvsallar, Alanya, Antalya
- Apartament 2+1 për Shitje në Alanya Kestel | Projekt Luksoz me Pishinë të Brendshme | Plotësisht e Mobiluar dhe Gati për Të ShkuarKestel, Alanya, Antalya
- Apartamente në Qendër të Qytetit në Alanya me Pamje Nga Deti dhe Natyra Për ShitjeAlanya Center, Alanya, Antalya
- Vilë luksoze 5+1 me pamje nga deti në shitje në Alanya TepeTepe, Alanya, Antalya