Kjo pronë është shitur.
Apartamente luksoze neo-klasike në Avsallar
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1797
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi1
- Banjo1
- Ballkon1
- Madhësia42 m²
- Data e Fundit30-11-2022
Karakteristikat
- sauna
- Banjo Turke
- Dhoma e masazhit
- Gjenerator
- Siguria
- Dhoma e ndërrimit
- Televizioni kabllor-satelit
- ashensor
- Spa
Distancat
Qendra e qytetit: 1km Plazh: 2km Aeroporti: 105km Aeroporti i dytë: 65km Qendër tregtare: 515 m Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Këto apartamente luksoze neo-klasike në Avsallar janë tani për shitje. Avsallari është një regjion në perëndim të Alanias i famshëm për stilin rural. Turistëve u pëlqen të vijnë në Avsallar shkaku i verave të gjata dhe të ngrohta, afërsisë me plazhet e këndshme si dhe pasi është afër dyqaneve, kafeneve dhe restauranteve. Kjo e bën investimin në prona këtu të mirë në kuptimin financiar. Tregu i qirave është duke "shpërthyer" në këtë zonë dhe investitorët po nxitojnë të bëjnë punën e tyre. Avsallari është një zonë e këndshme edhe për t'u shpërngulur përherë këtu, poashtu.
Infrastruktura në Avsallar është mirë e zhvilluar, me shumë qendra tregtare, klinika, shkolla, barnatore dhe ATM. Plazhet janë të përziera me rërë dhe disa me guralecë. Plazhi i famshëm i Incekumit me "Flamurin Blu" është i përsosur për familjet me fëmijë të vegjël si dhe për të moshuarit.
Ka shumë për t'ju mbajtur juve të argëtuar këtu me sportet ujore, peshkim, zhytje, hiking, çiklizëm, kalërim dhe shumë vende arkeologjike për t'i vizituar. Aty pranë, Alania ka kalanë e famshme, e cila mund të vizitohet edhe me teleferik. Këtu ju mund t'i shihni edhe rrënojat antike si dhe të merrni pamje spektakolare të gjirit, kalasë dhe maleve mahnitëse Taurus.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 1.5 kilometra
- Distanca nga qyteza: 1.4 kilometra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 105 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 65 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 515 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Kjo ndërtesë e bukur neo-klasike ndodhet në një sipërfaqe prej 2950 metra katrorë dhe përbëhet nga 66 apartamente elegante. Apartamentet njëdhomëshe në dispozicion janë mahnitëse me dhoma të mëdha, të ndritshme dhe të freskëta. Kompleksi është mbi zonën turistike të Avsallarit, pranë maleve. Të jetosh këtu ju jep juve ndjenjën e luksit, stilit të qetë të jetesës me të gjitha komoditetet në një vend dhe me ajër të freskët dhe të pastër.
Pse ju duhet të blini këtu?
- sistem satelitor televiziv
- internet
- sistem sigurie në tërë kompleksin
- izolim i nxehtësisë në dritare
- kondicionerë ajri në të gjitha dhomat.
Kuzhinat bashkëkohore janë ndërtuara me tryeza graniti të cilësisë së lartë, sistem të ngrohtë të ujit, etj. Banjot luksoze janë elegante dhe funksionale me kabinë dushi, pllaka qeramike dhe sanitari elegante.
Hapësira e jashtme është poashtu e këndshme me pishinë të madhe dhe tarraca për rrezitje. Ky kompleks është sikurse një hotel me pesë yje shkaku i qendrave (shikoni më poshtë). Imagjinoni veten duke u rrezitur nën rrezet e Mesdheut e më pas të shkrini energjinë në palestër dhe të relaksoheni në SPA. Kjo është jeta që gjithmonë e keni ëndërruar dhe mund të bëhet shumë lehtë e juaja. Ju lutem kontaktoni me një nga agjentët tanë për kërkesat tuaja.
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.