Kjo pronë është shitur.
Apartamente luksoze në Avsallarin e bukur
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1772
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi2
- Banjo2
- Ballkon2
- Madhësia60-87 m²
- Data e Fundit31-07-2023
Distancat
Qendra e qytetit: 400 m Plazh: 800 m Aeroporti: 115km Aeroporti i dytë: 65km Qendër tregtare: 300 m Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Këto apartamente luksoze janë tani për shitje në Avsallarin e bukur. Ky vend është në perëndim të Alanias në një vend të gjelbër. Shumë nga blerësit tanë të huaj janë të interesuar në këtë projekt pasi ka çmime tejet konkuruese në një vend superior. Avsallari është një vend i këndshëm për të jetuar me shumë orhide, hapësira të gjelbra, pemë ulliri dhe plantacione perimesh. Infrastruktura kryesore mund të gjendet në qytezë, aty ku është i popullarizuar me turistë. Ka shumë dyqane, kafene, restaurante, ATM dhe barnatore këtu. Sa më larg që shkoni, aq më qetë do të jetë.
Linjat e transportit janë mjaft mirë të organizuara në Avsallar, me shumë taksi dhe kompani për dhënien e veturave me qira pranë autostradës D400. Një linjë e rregulltë e autobusit është në shërbim mes Gazipasës dhe Antalias, andaj shkuarja dhe ardhja nga aeroporti është mjaft e lehtë.
Plazhet në Avsallar janë mjaft të bukura, me ujëra të pastër dhe rërë të përkryer. Plazhi më i famshëm është në Incekum, i cili i ka të gjitha, relaksin, detin, diellin dhe rërën.
Ka shumë për të bërë në këtë regjion të Turqisë nga sportet ujore, zhytjen, peshkimin, ecjen në male, rafting, etj. Për ata që duan argëtim më ndryshe, kjo zonë është e famshme për vendet arkeologjike. Për ndryshim peisazhi, pse nuk udhëtoni me autobusët lokal drejt Alanias. Eksploroni përreth kalasë së Alanias dhe rrënojave antike, hipni në teleferik dhe merrni pamjen e maleve Taurus apo gjirit të Alanias.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 800 metra
- Distanca nga qyteza: 400 metra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 115 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 65 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 300 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky projekt mahnitës ka apartamente një dhe dydhomëshe, si dhe tredhomëshe dupleks në një bllok të vetëm apartamentesh. Arkitektët e kanë dizajnuar këtë projekt në mënyrë luksoze me të gjitha komoditetet që ju duhen pranë vetes.
Secili apartament do të ketë pajisje dhe orendi të cilësisë së lartë - dysheme prej qeramike si dhe pajisje të kuzhinës elegante. Ballkonet ofrojnë pamjen e kopshtit, pishinës, madje edhe të rrethinës përreth.
Pavarësisht kompaktësisë së kompleksit, këtu keni gjithçka që ju duhet për pushim si dhe për t'u zhvendosur përherë këtu. Komoditetet në dispozicion (shikoni listën e mëposhtme) janë mahnitëse për ju dhe familjen tuaj që të keni përvoja të mira. Imagjinoni veten duke u rrezitur në pishinën e bukur dhe duke u freskuar me një pije të ftohtë në Mesdheun e bukur.
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.