Të Dhënat e Pronës
Verifikuar

  • Ref Nr.1776
  • Qëlliminë shitje
  • Llojiapartament
  • Dhomë gjumi1-2
  • Banjo1-2
  • Ballkon1-2
  • Madhësia47-100
  • Data e Fundit31-08-2024

Features

  • sauna
  • dhomë me avull
  • Banjo Turke
  • Jacuzzi
  • Dhoma e masazhit
  • Gjenerator
  • barbeky
  • Basketboll
  • tenis
  • Bar buzë pishinës
  • pishinë
  • Hapni parkun e makinave
  • palestër
  • Kinema

Distancat

  • Qendra e qytetit: 150 m
  • Plazh: 950 m
  • Aeroporti: 128km
  • Aeroporti i dytë: 62km
  • Qendër tregtare: 70 m
  • Më shumë informacion

Lexoni përshkrimin e plotë.

Këto apartamente elegante janë tani për shitje në Avsallar, një vend i dëshiruar në perëndim të Alanias. Avsallari është duke u ndërtuar me

Këto apartamente elegante janë tani për shitje në Avsallar, një vend i dëshiruar në perëndim të Alanias. Avsallari është duke u ndërtuar me komplekse prestigjioze dhe elitare. Kjo zonë është duke u bërë një vend elitar për të jetuar.

Avsallari ka infrastrukturë të mirë-organizuar me dyqane, kafene dhe restaurante në qytezën kryesore. Shumë hotele të bukura me pesë yje ndodhen në këtë zonë. Ani pse qyteza kryesore është e ngarkuar, aty ku ndodhet kompleksi, ka hapësira të gjelbra. Aty ka ferma ku shiten pemë dhe perime si dhe dyqane të vogla të shesin produkte për nevojat bazike.

Autostrada D400 lëviz rreth Avsallarit dhe lidh qytezat kryesore pranë bregdetit të Mesdheut dhe aeroporteve. Ka taksi me çmime të volitshme, kompani për dhënien e veturave me qira dhe shërbim të rregulltë autobusi.

Ka shumë për të bërë në këtë regjion, me shumë qendra të sporteve ujore dhe kompani turistike që ofrojnë udhëtime në malet Taurus dhe te vende të ndryshme arkeologjike. Avsallari ndodhet në mes të Antalias dhe Alanias, që nënkupton se lëvizja është e shpejtë dhe e lehtë.

Plazhet në Avsallar janë disa prej më të mirave në këtë zonë, me plazhin e famshëm Incekum që është pranë. Ofron hyrje të sigurtë në det dhe ka rërë të përkryer, që e bën të përsosur për familjet me fëmijë të vegjël dhe të moshuarit.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 950 metra
  • Distanca nga qyteza: 150 metra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 128 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 62 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 70 metra.

Karakteristikat e apartamenteve 

Fasada e këtij blloku apartamentesh është bashkëkohoreb dhe moderne. Është bllok i lartë me hapësirë prej 3,250 metra katrorë. Ka apartamente një dhe dydhomëshe në dispozicion, teksa disa janë duplekse.

Secili apartament do të ndërtohet me standardet më të larta dhe pajisje e orendi cilësore. Dhomat janë të ndritshme dhe të mëdha, të përshtatshme për familjet moderne. Kuzhina bashkëkohore ka pajisjet dhe orenditë e duhura dhe banjot luksoze janë funksionale dhe elegante.

Ballkonet e mëdha ofrojnë pamjen e bukur e të kopshteve, pishinës apo edhe rrethinës. Ballkonet ofrojnë hapësirë shtesë për ahengjet me familjen apo miqtë.

Hapësira e jashtme ka komoditetet luksoze që i prisni në një hotel luksoz (shikoni listën e mëposhtme). Imagjinoni veten duke u rrezitur në pishinën mahnitëse e më pas duke u relaksuar në SPA. Kjo është jeta që gjithmonë e keni ëndërruar dhe tani mund të bëhet realitet për ju duke thirrur një prej agjentëve tanë të shitjes për të diskutuar kërkesat tuaja.

Nuk dini nga t’ia filloni?

Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

Phone
Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve

Pronat e rekomanduara