Të Dhënat e Pronës
Verifikuar

  • Ref Nr.A94
  • Qëllimirishitje
  • Llojiapartament
  • Dhomë gjumi1
  • Banjo1
  • Ballkon1
  • Madhësia58
  • Data e Fundit31-07-2023

Karakteristikat

  • sauna
  • Televizioni kabllor-satelit
  • Kamera
  • ashensor
  • pishinë
  • palestër

    Distancat

    • Qendra e qytetit: 500 m
    • Plazh: 500 m
    • Aeroporti: 91km
    • Aeroporti i dytë: 60km
    • Qendër tregtare: 100 m
    • Më shumë informacion

    Lexoni përshkrimin e plotë.

    Këto apartamente elegante dhe me klas janë tani për shitje në Avsallar. Ky distrikt është shumë i dëshiruar nga blerësit tanë të huaj shkaku

    Këto apartamente elegante dhe me klas janë tani për shitje në Avsallar. Ky distrikt është shumë i dëshiruar nga blerësit tanë të huaj shkaku i pozicionit elitar pranë komoditeteve dhe plazheve. Avsallari është një qytezë turistike në perëndim të Alanias. Kjo zonë klasi është shtëpia e disa hoteleve prestigjioze dhe komplekseve. Ky projekt i ri ka një pozicion mahnitës në mes të kësaj qyteze të popullarizuar.

    Infrastruktura është mirë e organizuar në Avsallar me shumë dyqane, kafene dhe restaurante aty pranë. Për ata që duan të zhvendosen përherë këtu, ka klinika, shkolla, markete, ATM, etj. Ky bllok i ri mahnitës i apartamenteve përfaqëson vlerë të shkëlqyerë për paratë tuaja dhe u përshtaten atyre që duan shtëpi për pushime, të zhvendosen përherë këtu apo për ata që duan të investojnë në tregun e qirave.

    Avsallari ndodhet në bregdetin e Mesdheut i famshëm për plazhet me "Flamurin Blu". Plazhi Incekum ka rërë të imët dhe është i popullarizuar për familjet me fëmijë të vegjël dhe për ata që kanë problem me lëvizjen. Ka qendra të sporteve ujore në bregdet. Ju mund të bëni poashtu peshkim, zhytje dhe aktivitete tjera.

    Nëse preferoni argëtimin në mënyra tjera, mund të bëni xhip safari në malet mahnitëse Taurus. Poashtu, mund të udhëtoni në Side apo Alania për t'i parë rrënojat antike historike. Alania ka një teleferik që ju dërgon te kalaja derisa mund t'i shikoni pamjet panoramike të gjirit.

    Distanca nga komoditetet:

    • Distanca nga plazhi: 500 metra
    • Distancea nga qyteza: 500 metra
    • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 91 kilometra
    • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 60 kilometra
    • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 100 metra.

    Karakteristikat e apartamenteve 

    Ky kompleks i ri dhe i këndshëm ka 24 apartamente klasi të vendosura në një sipërfaqe prej 1275 metra katrorë. Ju mund të zgjedhni nga apartamentet njëdhomëshe deri tek ato me dy dhoma gjumi dupleks. Secila shtëpi elegante është dizajnuar në bazë të nevojave të një familje moderne. Andaj, prisni dhoma të mëdha dhe të ndritshme, kuzhinë të hapur dhe banjo elegante që janë funksionale dhe luksoze. Ballkonet e mëdha zgjerojnë hapësirën e banimit dhe ju aty keni pamje të bukura të pishinës, kopshteve apo edhe të qytezës.

    Jashtë kompleksit qendrat janë të këndshme, me një pishinë të madhe me tarraca për rrezitje (shikoni listën e mëposhtme). Me detin katër minuta larg në këmbë, ju mund ta merrni më të mirën nga ky kompleks i këndshëm.

    Imagjinoni duke shikuar perëndimin e diellit mbi malet Taurus nga ballkoni juaj, e më pas të shkoni për not në pishinën tuaj, ndjekur nga ecjet në plazh. Kjo është jeta që gjithmonë e keni ëndërruar dhe mund të bëhet e juaja.

    Nuk dini nga t’ia filloni?

    Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

    Phone
    Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve