Kjo pronë është shitur.
Apartamente bashkëkohore dhe elegante në dispozicion në Avsallar
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1695
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi1-3
- Banjo1-2
- Ballkon1-3
- Madhësia50-125 m²
- Data e Fundit31-05-2023
Features
- kopsht
- sauna
- Banjo Turke
- barbeky
- Siguria
- Alarm
- Televizioni kabllor-satelit
- ashensor
- pishinë
- Pishinë e brendshme
- Hapni parkun e makinave
- palestër
- Spa
Distancat
Qendra e qytetit: 450 m Plazh: 900 m Aeroporti: 55km Aeroporti i dytë: 128km Qendër tregtare: 300 m Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Apartamente bashkëkohore dhe elegante në dispozicin në Avsallar, që po bëhet një periferi e shumë dëshiruar për të jetuar. Avsallari është në perëndim të Alanias, rreth 20 minuta larg me veturë. Infrastruktura është mirë e organizuar ku ka shumë hotele me pesë yje pranë detit dhe shumë dyqane, kafene dhe restaurante. Ky është një vend i qetë për të jetuar pasi ka plantacione ulliri, orhide dhe hapësirë të gjelbër.
Avsallari ka plazhe me rërë dhe guralecë që ofrojnë aktivitete sportive si skijim, parasailing, jet ski dhe lundrim. Ka udhëtime të rregullta rreth gjirit me barkë, por edhe peshkim dhe zhytje. Kjo zonë e Turqisë ka rrënoja historike si dhe vende arkeologjike për t'i eksploruar. Malet Taurus që janë mahitëse për t'i parë, ofrojnë hiking dhe ecje në fshatrat e vjetër por edhe eksplorim të kanioneve, madje edhe pushim për të ngrënë në disa restaurante.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 900 metra
- Distanca nga qyteti: 450 metra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 128 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 55 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 300 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky projekt i ri ndodhet në një vend të bukur rural dhe përbëhet nga apartamentet një dhe tredhomëshe. Secili apartament është kompletuar në bazë të standardeve evropiane të cilat janë moderne.
Kuzhinat e hapura janë të përsosura për argëtimin me familjen dhe miqtë tuaj. Ballkonet e mëdha ofrojnë argëtim shtesë për të gjithë. Pamjet janë nga pishina por edhe nga kopshti. Banjot janë lukoze me pajisje moderne.
Hapësira e jashtme ka pishinë të mrekullueshme të përsosur për relaksin gjatë muajve të verës. Poashtu ka vend edhe për t'u rrezitur, të gjitha këto në kopshtet e bukura.
Ky kompleks ka shumë komoditete për relaks. Është një vend i përsosur për shtëpinë tuaj të pushimeve apo për të investuar në tregun e qirave. Turistët duan të vijnë në këtë regjion të Turqisë dhe pronat me qira janë shumë të kërkuara, andaj ia vlen të investoni në këtë projekt.
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.