Kjo pronë është shitur.
Vila moderne dhe me stil në Tepen rurale
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1759
- Qëlliminë shitje
- LlojiVila
- Dhomë gjumi4
- Banjo3
- Ballkon3
- Madhësia420 m²
- Data e Fundit30-09-2022
Distancat
Qendra e qytetit: 2km Plazh: 2km Aeroporti: 40km Aeroporti i dytë: 120km Qendër tregtare: 1km Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Këto vila moderne dhe me stil në Tepen rurale janë tani për shitje. Tepe ndodhet në kodrat mbi Alanian dhe është e popullarizuar nga klientela jonë e pasur që duan një vend të qetë ku mund ta blejnë një pronë. Kjo zonë elitare ka disa shtëpi prestigjioze në një vend kodrinor. Me pamjet mahnitëse të maleve Taurus, hapësira e jashtme është përplot me drunjë dhe orhide.
Tepe është një vend i qetë me disa dyqane të bukura, që shesin gjësende për nevojat bazike. Për blerje tjera, ju duhet të udhëtoni në Alania. Ka një linjë të rregulltë të autobusëve në Tepe, por të jetoni në këtë zonë të qetë dhe rurale nënkupton se ju duhet ta huazoni një veturë për lëvizje më të pavarur. Për më shumë aventura, shkuarja në qytezë do t'ju marrë rreth 30 minuta, natyrisht në ecje.
Pranë Alanias ka plazhe me "Flamurin Blu", banka, ATM, barnatore, shkolla dhe spitale, duke e bërë Tepen një vend ideal për të jetuar gjatë gjithë vitit apo për ta pasur një shtëpi luksoze për pushime.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: dy kilometra
- Distanca nga qyteza: dy kilometra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 120 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 40 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: një kilometër.
Karakteristikat e vilave
Këto vila moderne kanë një hapësirë prej 420 metra katrorë. Ka shtatë vila në këtë kompleks - secila prej tyre e dizajnuar dhe e kompletuar me standardet më të larta. Nëse blini në një fazë të hershme, ju mund të bëni ndonjë ndryshim brenda.
Këto vila kanë kuzhina mahnitëse dhe bashkëkohore si dhe banjo luksoze. Kondicionerët e ajrit dhe pajisjet shtëpiake janë të përfshira në çmim. Hapësira e banimit është e ndarë në tre kate me një tarracë në çati e përsosur për të parë pamjet spektakolare të Alanias. Ka shumë lloje në dispozicion për t'i zgjedhur.
Vilat kanë kapacitet që ta përfshijnë edhe një saunë të bukur brenda dhe palestër, si dhe një kinema.
Hapësira e jashtme është e mrekullueshme me një pishinë prej 30 deri në 40 metra katrorë, si dhe ka kopsht dhe tarracë për të ngrënë, pushuar apo edhe trrezitur. Këto vila përfaqësojnë stil relaksues të jetë dhe mund të bëhen tuajat. Blerja e një vile në Tepe poashtu ua mundëson të aplikoni për shtetësinë turke. Ju lutem, pyesni përfaqësuesit tanë rreth asaj që ju jeni të interesuar.
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.