Të Dhënat e Pronës
Verifikuar

  • Ref Nr.1771
  • Qëlliminë shitje
  • LlojiVila
  • Dhomë gjumi5
  • Banjo4
  • Ballkon4
  • Madhësia286
  • Data e Fundit31-08-2023

Features

  • Shtetësi
  • Mallrat e bardhë
  • parkim i brendshëm
  • Shtëpi e zgjuar
  • kopsht
  • sauna
  • Banjo Turke
  • Jacuzzi
  • Ngrohje dyshemeje
  • Kamera
  • ashensor
  • pishinë
  • palestër
  • Kinema

Distancat

  • Qendra e qytetit: 4km
  • Plazh: 2km
  • Aeroporti: 128km
  • Aeroporti i dytë: 32km
  • Qendër tregtare: 2km
  • Më shumë informacion

Lexoni përshkrimin e plotë.

Këto vila moderne dhe luksoze janë tashmë në shitje në Kargicak. Kargicaku është një zonë shumë e kërkuar në lindje të Alanias dhe afër Mahm

Këto vila moderne dhe luksoze janë tashmë në shitje në Kargicak. Kargicaku është një zonë shumë e kërkuar në lindje të Alanias dhe afër Mahmutlarit. Është i popullarizuar nga blerësit që duan shtëpi prestigjioze në një zonë elitare. Kargicaku është një vend i bukur për të jetuar, me shumë banime të klasit të lartë. Kjo zonë është shtëpia e shumë hoteleve me pesë yje. Të jetosh është këtu është qetë me natyrën pranë juve.

Infrastrktura në Kargicak është mjaft mirë e zhvilluar, me komoditete e mjaftueshme pranë juve. Afër, Mahmutlari ka disa dyqane të mëdha që shesin të mira evropiane që nuk mund t'i gjeni në Kargicak. Ka shumë kafene dhe restaurante që shesin ushqime turke dhe të huaja. Linjat e transportit janë të mira, me autostradën D400 që lidh të gjitha qytezat dhe qytetet pranë bregdetit si dhe ka linja të rregullta autobusi, taksi si dhe kompani për dhënien e veturave me qira me çmime të volitshme.

Plazhet në Kargicak janë të përziera me rërë dhe guralecë. Ka shumë për t'ju mbajtur juve dhe familjet tuaj të argëtuar me qendra të sporteve ujore dhe kompani turistike që ofrojnë aktivitete si peshkim, zhytje, rafting, xhip safari dhe eksplorim të vendeve arkeologjike.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: dy kilometra
  • Distanca nga qyteza: katër kilometra
  • Distnaca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 128 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 32 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: dy kilometra.

Karakteristikat e vilave 

Ky kompleks i ri i ndodhur në Kargicak është mahnitës. Ka pesë vila me arkitekturë brilante. Secila vilë ka hapësirë prej 407 metra katrorë. Këto vila kanë kombinim të drurit, metalit dhe xhamit dhe janë unike.

Hyrja në kompleks është e përbashkët, por secila vilë ka privatësi nga fqinjtë dhe ka hyrjen e vet përpara.

Secila vilë ka komoditetet që ju japin juve dhe familjes suaj ndjenjën sikurse të jeni në një hotel me pesë yje (shikoni listën e mëposhtme).

Banjot janë luksoze, poashtu edhe zhveshtorja është në dispozicion. Të gjitha vilat kanë sistemin "Smart Home", teknikën e bardhë si dhe një hapësirë të gatshme për ndonjë kinema, dhomë televizori apo diçka tjetër - zgjedhja është e juaja.

Hapësira e jashtme ka një pishinë prej 30 metra katrorë e rrethuar nga tarraca për rrezitje. Ka një hapësirë argëtimi bashkë me një vend për grill.

Rehatia dhe luksi që japin këto vila ua mundësojnë juve një jetë të mirë. Pra, rezervoni një termin sot me një nga agjentët tanë të shitjes dhe nisni jetën tuaj të ëndrrave!

Nuk dini nga t’ia filloni?

Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

Phone
Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve

Pronat e rekomanduara