Kjo pronë është shitur.
Vila elegante me pamje nga deti në Bektas
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1735
- Qëlliminë shitje
- LlojiVila
- Dhomë gjumi3
- Banjo3
- Ballkon4
- Madhësia412 m²
- Data e Fundit30-11-2023
Karakteristikat
- Shtetësi
- Gjenerator
- kondicioner ajri
- Ngrohje dyshemeje
- Televizioni kabllor-satelit
- Kamera
- ashensor
Distancat
Qendra e qytetit: 9km Plazh: 10km Aeroporti: 124km Aeroporti i dytë: 44km Qendër tregtare: 3km Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Këto vila elegante me pamje nga deti janë tani për shitje në Bektas. Ky regjion i Alanias ndodhet në male me lartësi të larta. Bektasi është bërë një vend elitar dhe prestigjioz për të jetuar, me shumë ndërtesa të klasit të lartë. I përshtatet familjeve apo edhe çifteve që duan një vend më të qetë larg zhurmës, por që është shumë e lehtë dhe e shpejtë të udhëtoni në qytetin kryesor.
Ka shumë dyqane lokale dhe markete që mbulojnë nevojat ditore, por ju dueht të udhëtoni në Alania për shitblerjet e tjera. Bektasi është shtëpia e restauranteve të shkëlqyera me pamje panoramike të maleve, që shesin ushqime nga kuzhina turke dhe ndërkombëtare.
Distanca nga komoditet:
- Distanca nga plazhi: 9.5 kilometra
- Distanca nga qyteti: 8.5 kilometra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 124 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 44 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: tre kilometra.
Karakteristikat e vilave
Katër vila elegante do të ndërtohen në një sipërfaqe prej 1326.52 metra katrorë. Secila vilë do të ketë pishinën private dhe do të jenë me tre kate banimi.
Nëse jeni të interesuar për një vend me më pak zhurmë, atëherë ky është vendi ideal për ju. Imagjinojeni veten duke u rrezitur në tarracën tuaj me pamjen nga deti, kalaja në distancë dhe duke dëgjuar cicërimat e zogjve që ju relaksojnë. Kjo është jeta që ju e keni ëndërruar!
Pse këto vila?
Këto vila unike vijnë me shumë gjvra shtesë që ju nuk i shihni në ndërtimet e reja: Pra, do të ketë:
- sistem satelitor
- ashensor
- ngrohje nën dysheme në banjo
- gjenerator
- ngrohës i shpejtë i ujit
- tavane prej gipsi
- dysheme prej qeramike dhe laminati
- katër kondicionerë ajri.
Kuzhinat do të jenë të pajisura me orendi dhe pajisje moderne, të përsosura për nevojat tuaja. Si jo zakonisht, e gjithë teknika e bardhë është e përfshirë, andaj prisni të shihni:
- furrë dhe aspirator
- frigorifer
- enëlarëse
- makinë larëse.
Banjot janë mahnitëse, me një vend për garderobën tuaj. Dhomat e gjumit janë të mëdha dhe ballkonet e tyre janë të përsosura për ta pirë kafen derisa shikoni lindjen e diellit.
Ky projekt ju jep juve të drejtën për të aplikuar për shtetësinë turke.
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.