Të Dhënat e Pronës
Verifikuar

  • Ref Nr.1802
  • Qëlliminë shitje
  • LlojiVila
  • Dhomë gjumi4
  • Banjo4
  • Ballkon3
  • Madhësia366
  • Data e Fundit30-12-2023

Features

  • pamje deti
  • Pishinë Private
  • Kopshti Privat
  • kopsht
  • Kamera

    Distancat

    • Qendra e qytetit: 3km
    • Plazh: 4km
    • Aeroporti: 112km
    • Aeroporti i dytë: 41km
    • Qendër tregtare: 2km
    • Më shumë informacion

    Lexoni përshkrimin e plotë.

    Vilat bashkëkohore të klasit premium në Tepe janë tani për shitje. Këto vila të stilit ekzekutiv ndodhen në anën e hapësirës kodrinore mbi A

    Vilat bashkëkohore të klasit premium në Tepe janë tani për shitje. Këto vila të stilit ekzekutiv ndodhen në anën e hapësirës kodrinore mbi Alanian, në një vendndodhje rurale. Tepe është një vend elitar për të jetuar me shumë vila prestigjioze të ndërtuara. Tërheqin klientelën e pasur që duan një vend të qetë dhe natyror për të jetuar. Kjo zonë është tejet e qetë, me shumë hapësira të gjelbra, zona druri, etj.

    Alania është afër me veturë, dhe aty mund të gjeni qendra të mëdha tregtare, banka, shkolla, barnatore dhe spitale.

    Ka shumë për të bërë në këtë regjion të Turqisë, me shumë vende arkeologjike për t'i vizituar. Plazhi me famë botërore, Kleopatra është dy kilometra larg. Qendrat e sporteve ujore ofrojnë aktivitete të ndryshme, derisa shumë kafene plazhi shesin ushqim dhe pije. Kjo anë e Alanian ka shumë mundësi edhe për sportin e paragliding. 

    Distanca nga komoditetet:

    • Distanca nga plazhi: 3.5 kilometra
    • Distanca nga qyteza: 2.8 kilometra
    • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 112 kilometra
    • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 41 kilometra
    • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: dy kilometra

    Karakteristikat e vilave 

    Ky projekt i ri përbëhet nga nëntë vila prestigjioze. Secila vilë ka arkitekturë bashkëkohore dhe janë tejet tërheqëse dhe u përshtaten familjeve moderne që duan një banim elegant apo shtëpi pushimesh.

    Brendësia është mahnitëse me kuzhinat e hapura me dhomat e ndenjes. Dritaret e mëdha nga dyshemeja në tavan ofrojnë ndriqim dhe ajër të freskët nëpër dhoma.

    Vilat tredhomëshe kanë pishina të bukura në kopshtet e këndshme si dhe ka garazh për veturën tuaj. Për shkak të vendndodhjes, këto vila kanë pamje mahnitëse mbi gjirin e Alanias dhe zonën e kalasë.

    Këto vila mahnitëse janë tejet të popullarizuara nga klientela jonë dhe po shiten shpejt. Ju lutem, mos u vononi ta tregoni interesimin tuaj te një prej agjentëve tanë të shitjes dhe ju mund ta nisni jetën tuaj të ëndrrave në shtëpinë tuaj të re në Alania.

    Nuk dini nga t’ia filloni?

    Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

    Phone
    Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve

    Pronat e rekomanduara