Kjo pronë është shitur.
Apartamente prestigjioze në kompleks luksoz në Kargicak
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1773
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi2-3
- Banjo2-3
- Ballkon2
- Madhësia78-160 m²
- Data e Fundit29-03-2023
Features
- sauna
- Banjo Turke
- Dhoma e masazhit
- Gjenerator
- Bilardo
- Pingpong
- Bar buzë pishinës
- Siguria
- rrëshqitës uji
- Kamera
- pishinë
- Pishinë e brendshme
- Hapni parkun e makinave
- palestër
- Kinema
Distancat
Qendra e qytetit: 900 m Plazh: 800 m Aeroporti: 139km Aeroporti i dytë: 23km Qendër tregtare: 500 m Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Këto apartamente prestigjioze në kompleks luksoz në Kargicak janë tani për shitje. Kargicaku është një vend mahnitës në lindje të Alanias dhe pranë qytezës së Mahmutlarit. Është tejet i popullarizuar nga blerësit e huaj dhe vendorë që duan një apartament të rehatshëm për pushime apo për t'u zhvendosur përherë këtu.
Infrastruktura këtu është mirë e zhvilluar me shumë dyqane, kafene dhe restaurante pranë detit ose afër Mahmutlarit. Kjo qytezë e vogël ka shumë komplekse prestigjioze dhe u përshtaten atyre që duan të blejnë shtëpi në një zonë elitare. Mbetet vend i gjelbër me shumë plantacione pemësh dhe perime, ulliri, si dhe me hotele me pesë yje.
Plazhet në këtë bregdet dallojnë në madhësi dhe cilësi. Disa prej tyre kanë rërë të përkryer dhe guralecë. Aty ku hyrja në det është e vështirë, hotelet kanë ndërtuar hyrje speciale. Deti këtu është i sigurtë, i ngrohtë dhe i pastër me shumë kafene plazhi që shesin ushqime dhe pije. Ka shumë qendra të sporteve ujore si zhytje, peshkim dhe lundrim. Malet Taurus ofrojnë ecje, kalërim, rafting, etj. Ky regjion i Turqisë është i famshëm edhe për vendet arkeologjike.
Për ndryshim peisazhi, afër Alanias ka shumë aktivitete turistike, si kalaja dhe porti detar.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 800 metra
- Distanca nga qyteza: 900 metra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 139 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 23 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 500 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky kompleks i ri i këndshëm ndodhet mbi qytezë. Dy blloqet me arkitekturë të bukur ndodhen në një sipërfaqe prej 3,690 metra katrorë, prej të cilave 2,000 metra katrorë janë të dedikuara për zonat sociale.
Secili apartament modern do të jetë i rehatshëm, i ndritshëm dhe me hapësirë për të jetuar dhe lëvizur. Kuzhinat bashkëkohore dhe banjot luksoze do të kompletohen me orenditë dhe pajisjet më cilësore që u përshtaten familjeve moderne. Ballkonet kanë pamjen e maleve, kopshtit si dhe qytetit, andaj janë të përshtatshme për argëtim apo edhe për ngrënie.
Komoditetet janë të mrekullueshme (shihni listën e mëposhtme) me një pishinë të madhe prej 240 metra katrorë për t'u rrezitur dhe relaksuar. Gjithçka që ju duhet juve dhe familjes suaj do ta keni këtu. Është e lehtë ta imagjinoni veten duke u relaksuar me masazh në një zonë mahnitëse SPA, e më pas ta shikoni ndonjë film në kinema. Fëmijët tuaj do të argëtohen në një prej shumë këndeve të lojërave.
Kjo është jeta që gjithmonë e keni ëndërruar dhe tani mund të bëhet e juaja! Apartamentet kanë çmime konkuruese dhe janë duke u shitur shpejt. Andaj, mos u vononi dhe thirrni një prej agjentëve tanë të shitjes që ta nisni jetën e ëndrrave!
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.