Të Dhënat e Pronës
Verifikuar

  • Ref Nr.1742
  • Qëlliminë shitje
  • Llojiapartament
  • Dhomë gjumi1-3
  • Banjo1-2
  • Ballkon1
  • Madhësia61-145
  • Data e Fundit30-11-2022

Karakteristikat

  • kopsht
  • sauna
  • Siguria
  • Alarm
  • Televizioni kabllor-satelit
  • Kamera
  • ashensor
  • pishinë
  • Parkim Jashtë
  • palestër

Distancat

  • Qendra e qytetit: 2km
  • Plazh: 800 m
  • Qendër tregtare: 2km
  • Më shumë informacion

Lexoni përshkrimin e plotë.

Këto apartamente moderne tani janë në dispozicion për shitje në Gazipasën e bukur. Ky vend është duke u popullarizuar nga blerësit që duan n

Këto apartamente moderne tani janë në dispozicion për shitje në Gazipasën e bukur. Ky vend është duke u popullarizuar nga blerësit që duan një shtëpi pushimesh apo për t'u zhvendosur në një zonë që ka bukuri natyrore por që është disa minuta larg nga aeroporti. Gazipasa ka një aeroport të vogël me fluturime ditore nga disa shtete evropiane, duke e bërë këtë kompleks bashkëkohor. Jo larg nga vendi ku ateroni, fillojnë pushimet tuaja!

Gazipasa është në lindje të Alanias dhe është një vend më i qetë. Ka zona me bukuri të jashtëzakonshme natyrore me plantacione ulliri, orhide dhe plazhe të këndshme. Kjo mundësi nuk duhet të humbet - është një shans për të blerë në një vend që po rindërtohet.

Ka infrastrukturë të sigurtë me disa dyqane, kafene dhe restaurante. Linjat e transportit janë mirë të organizuara, me autostradën D400 që lidh të gjitha qytetet kryesore dhe qytezat pranë bregdetit. Plazhet janë të ngrohta me ujë të pastër, etj. Poashtu, ka kafene plazhi dhe qendra të sporteve ujore.

Ka shumë për të bërë këtu, me vendet arkeologjike pranë jush! Shumë operatorë turistikë ofrojnë xhip safari në male, hiking dhe ecje në baza ditore, eksplorim i shpellave të bukura por edhe lundrim me barkë. Lista është e gjatë, por qëndrimi në Gazipasa kurrë nuk do t'ju zhgënjejë.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 800 metra
  • Distanca nga qyteza: dy kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 3.5 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 2.3 kilometra.

Karakteristikat e apartamenteve 

Ky kompleks i ri shumë atraktiv përbëhet nga apartamente të bukura 1+1 deri tek ato me tre dhoma gjumi dupleks. Ka edhe disa 2+1 në dispozicion me kuzhina të ndara, por ju duhet të nxitoni pasi këto apartamente po shiten shpejt!

Secili apartament modern ka brendësi bashkëkohore me hapësirë të hapur banimi dhe disa apartamente kanë kuzhina të ndara. Banjot janë të kompletuara me orendi dhe pajisje cilësore. Ballkonet e mëdha ju lejojnë hapësirë shtesë për argëtim derisa dhomat janë të ndritshme dhe të freskëta.

Hapësira e jashtme është e bukur me një pishinë të madhe, e përsosur për t'u rrezitur.

Kjo është një mundësi që nuk duhet të humbet! Ju mund ta nisni jetën që gjithmonë e keni ëndërruar këtu në Gazipasa.

Nuk dini nga t’ia filloni?

Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

Phone
Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve