Kjo pronë është shitur.
Apartamente moderne me çmime të ulta në Konyaalti
Antalya, Konyaalti
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.4079
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi2
- Banjo1
- Ballkon1
- Madhësia100 m²
- Data e Fundit31-03-2023
Karakteristikat
- Pamje natyrore
- pishina për fëmijë
- kopsht
- sauna
- Televizioni kabllor-satelit
- Kamera
- ashensor
- Afër stacionit të autobusit
- pishinë
- Parkim Jashtë
- palestër
Distancat
Qendra e qytetit: 10km Plazh: 2km Aeroporti: 25km Qendër tregtare: 500 m Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Këto apartamente moderne me çmime të ulta në Konyaalti, Antalia janë tani në shitje. Ky kompleks i ri ndodhet në Hurma, zonë e Konyaaltit. Është në perëndim të Antalias dhe është i popullarizuar nga turistët dhe ata që duan të zhvendosen përherë këtu.
Plazhet në Hurma janë me guralecë dhe rërë në disa vende. Hurma ka infrastrukturë mirë të zhvilluar me shumë dyqane, kafene dhe restaurante. Ka banka, ATM dhe barnatore aty pranë.
Linjat e transportit janë të mira në Hurma, me shumë rrugë që lidhen me autostradën D400 dhe rrugët që ju dërgojnë juve direkt në qendrën e Antalias.
Ka shumë për të parë dhe bërë në këtë regjion të Turqisë, me shumë muze, qendra tregtare, vende arkeologjike, kinema, qendra argëtimi dhe aktivitete të lidhura me detin (peshkim, zhytje, sporte ujore, etj).
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: dy kilometra
- Distanca nga qyteza: dhjetë kilometra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 25 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 500 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky kompleks i këndshëm përbëhet nga një bllok me 40 apartamente. Do të ketë 30 apartamente njëdhomëshe dhe dhjetë apartamente dydhomëshe në katër kate. Secili apartament ka dizajn elegant me orendi dhe pajisje të cilësisë më të lartë.
Ato do të përfshijnë:
- furrë, aspirator dhe ventilator
- dysheme prej graniti
- roleta manuale dhe elektrike
- internet me fibër optike dhe lidhje kabllore televizive
- ndriqim LED
- izolim ndaj zërit dhe zhurmës në mure
- siguri në hyrje të kompleksit.
Ballkonet e mëdha maksimizojnë hapësirën e banimit dhe ofrojnë vend për darka dhe argëtim. Pamjet janë nga malet, kopshtet dhe qyteza. Hapësira e jashtme është e këndshme, me një pishinë të madhe të rrethuar nga tarraca për rrezitje, e përsosur për nevojat tuaja. Ne nuk i kemi harruar as të vegjlit tuaj, me një pishinë për fëmijë dhe kënd lojërash për t'i mbajtur ata të argëtuar. Ky kompleks elegant u përshtatet atyre që duan një shtëpi pushimesh apo për t'u zhvendosur përherë në një vend të këndshëm dhe të qetë pranë të gjitha komoditeteve.
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.