Kjo pronë është shitur.
Apartamente luksoze në rrethinë natyrore në Demirtas
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1774
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi1-3
- Banjo1-2
- Ballkon1-3
- Madhësia54-167 m²
- Data e Fundit31-05-2023
Features
- sauna
- dhomë me avull
- Banjo Turke
- Dhoma e masazhit
- Basketboll
- tenis
- Pingpong
- Siguria
- Dhoma e ndërrimit
- Kamera
- ashensor
- pishinë
- Pishinë e brendshme
- Hapni parkun e makinave
- palestër
- Kinema
Distancat
Qendra e qytetit: 1km Plazh: 2km Aeroporti: 126km Aeroporti i dytë: 17km Qendër tregtare: 450 m Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Këto apartamente luksoze në një rrethinë natyrore janë për shitje në Demirtas. Ky vend mahnitës është në lindje të Alanias dhe afër Gazipasas. Ky kompleks është një vend i bukur për të jetuar nëse doni ajër të freskët të detit, rrethinë natyrore dhe të qetë. U përshtatet atyre që duan të blejnë një shtëpi pushimesh apo atyre që duan të zhvendosen përherë këtu.
Ka disa dyqane lokale dhe markete që shesin produkte për nevojat bazike, por për blerje tjere duhet të udhëtoni në Gazipasa apo Mahmutlar, ku ka shumë qendra tregtare. Linjat e transportit janë ende në ndërtim këtu, me shërbime autobusi në qytezat kryesore si dhe kompani taksi e për dhënien e veturave me qira. Autostrada D400 lëviz rreth Demirtasit dhe lidh të gjitha qytezat kryesore dhe qytetet në këtë regjion të Turqisë.
Edhe pse Demirtasi është i qetë, rural, ka plazhe të bukura në bregdet. Janë me rërë dhe guralecë, por ka pak kafene plazhi që ofrojnë ushqime dhe pije. Ka shumë për t'ju mbajtur juve dhe familjen tuaj të argëtuar në këtë vend mesdhetar. Kompanitë turistike ofrojnë zhytje dhe peshkim, etj. Malet Taurus janë poashtu një burim i mirë i argëtimit me ecje, hiking, rafting, xhip safari, etj. Nëse preferoni argëtimin në mënyra tjera, ka shumë vende arkeologjike për t'i eksploruar. Syedra është afër me veturë dhe ka pamje mahnitëse të maleve dhe bregdetit. Kanioni Sapodere është një vend i këndshëm për piknik dhe për të ecur në temperatura të freskëta. Ujëvara në fund është poashtu një mrekulli në vete.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: dy kilometra
- Distanca nga qyteza: një kilometër
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 17 kilometra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 126 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 450 metra
- Distanca nga Alania: 25 kilometra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky kompleks i ri përbëhet nga dy blloqe me 109 apartamente moderne. Ka lloje apartamentesh me një, dy dhe tre dhoma gjumi varësisht nga buxheti dhe nevojat tuaja.
Secili apartament do të ndërtohet me orenditë dhe pajisjet më cilësore. Kuzhinat e hapura janë mahnitëse. Dyshemeja prej qeramikës ua jep ndjenjën mesdhetare dhe ndihmon që të freskojë dhomat gjatë muajve të verës. Banjot luksoze janë të pajisura me tryeza dhe orendi të llojit Hilton.
Ballkonet zgjerojnë hapësirën e banimit dhe ofrojnë pamje të bukura.
Hapësira e jashtme është poashtu e bukur dhe e këndshme, me dy pishina të mëdha dhe terraca për rrezitje. Komoditetet dhe qendrat janë mahnitëse që japin ndjesinë e hotelit me pesë yje. Imagjinoni veten duke u relaksuar në SPA, derisa fëmijët e juaj luajnë në këndin e lojërave apo vrapojnë nëpër kopsht. Kjo është jeta që ju e keni ëndërruar dhe mund të bëhet shumë lehtë e juaja!
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.