Të Dhënat e Pronës
Verifikuar

  • Ref Nr.1721
  • Qëlliminë shitje
  • Llojiapartament
  • Dhomë gjumi1-4
  • Banjo1-4
  • Ballkon1-3
  • Madhësia53-152
  • Data e Fundit30-09-2023

Karakteristikat

  • pamje deti
  • pishina për fëmijë
  • kopsht
  • sauna
  • Banjo Turke
  • salla e konferencave
  • Gjenerator
  • Bar buzë pishinës
  • restorant
  • Siguria
  • kondicioner ajri
  • Televizioni kabllor-satelit
  • Kamera
  • pishinë
  • Pishinë e brendshme
  • palestër
  • Spa
  • pergola
  • Kinema

Distancat

  • Qendra e qytetit: 1km
  • Plazh: 30 m
  • Aeroporti: 127km
  • Aeroporti i dytë: 38km
  • Qendër tregtare: 600 m
  • Më shumë informacion

Lexoni përshkrimin e plotë.

Me krenari ua prezantojmë këto apartamente moderne dhe luksoze me pamje nga deti në Alania. Ky vend i bukur ka çasje direkt në det dhe këto

Me krenari ua prezantojmë këto apartamente moderne dhe luksoze me pamje nga deti në Alania. Ky vend i bukur ka çasje direkt në det dhe këto apartamente kanë pamjen e Mesdheut dhe kalasë.  

Alania është një qytet i bukur turistik në bregdetin e Mesdheut me plazhe mahnitëse dhe ditë me diell, vend i përsosur për shtëpinë tuaj të pushimeve apo për t'u zhvendosur përherë. Ky kompleks ndodhet rreth 20 minuta në ecje nga qendra e Alanias në një vend shumë të dëshiruar. Është më qetë këtu pasi klubet e natës dhe diskotekat janë në qendër, derisa ka infrastrukturë të zhvilluar me dyqane, kafene dhe restaurante brenda një distance në ecje.

Plazhi është rreth rrugës dhe shumë lehtë mund të shkoni aty. Përgjatë bregdetit, ka kafene plazhi që ofrojnë ushqim, pije dhe shezllone. Qendrat e sporteve ujore janë poashtu në dispozicion për argëtimin tuaj dhe të familjes suaj.

Ky regjion i Mesdheut është i famshëm për vendet arkeologjike dhe malet Taurus. Shumë kompani ofrojnë vizita në shpellën që ka formacione unike gjeologjike, në zhytje, peshkim, hiking dhe udhëtim me varkë rreth gjirit - mundësitë janë të pafundme dhe zgjedhja është e juaja.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 30 metra
  • Distanca nga qyteti: 1.4 kilometra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 127 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 38 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 600 metra.

Karakteristikat e apartamenteve 

Ky kompleks mahnitës ofron dy blloqe apartamentesh me 50 apartamente. Ka lloje të ndryshme duke nisur nga 1+1 deri te apartamentet me dy, tre dhe katër dhoma gjumi dupleks.

Secili apartament elegant do të kompletohet me pajisjet dhe orenditë e cilësisë më të lartë dhe do të kenë një stil bashkëkohor. Kuzhina është e hapur me dhomën e ndenjes. Dritaret e mëdha dhe ballkonet ofrojnë ndriqimin dhe freskinë në çdo dhomë. Disa prej apartamenteve do të kenë pamje nga deti, kurse tjera pamje mahnitëse të maleve.

Ky kompleks fantastik sjell jetesë luksoze me komoditete të shumta. Pishina mahnitëse është e rrethuar nga tarraca, derisa ka edhe pishinë të brendshme e ndarë në dy zona.

Ky projekt tashmë ka tërhequr shumë interesimin e blerësve. U përshtatet atyre që duan shtëpi pushimesh në një vend të përsosur, për qëllime investimi në tregun e qirave apo për t'u zhvendosur përherë këtu. Këtu ka diçka për të gjithë.

Nuk dini nga t’ia filloni?

Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

Phone
Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve