Të Dhënat e Pronës
Verifikuar

  • Ref Nr.1809
  • Qëlliminë shitje
  • Llojiapartament
  • Dhomë gjumi1-3
  • Banjo1-3
  • Ballkon1-2
  • Madhësia50-110
  • Data e Fundit29-02-2024

Features

  • pishina për fëmijë
  • sauna
  • dhomë me avull
  • Banjo Turke
  • Televizioni kabllor-satelit
  • ashensor
  • pishinë
  • Pishinë e brendshme
  • Hapni parkun e makinave

    Distancat

    • Qendra e qytetit: 1km
    • Plazh: 170 m
    • Aeroporti: 127km
    • Aeroporti i dytë: 20km
    • Qendër tregtare: 376 m
    • Më shumë informacion

    Lexoni përshkrimin e plotë.

    Këto apartamente të jashtëzakonshme dhe luksoze janë tani për shitje në Kargicak, një periferi në lindje të Alanias. Kargicaku është një qyt

    Këto apartamente të jashtëzakonshme dhe luksoze janë tani për shitje në Kargicak, një periferi në lindje të Alanias. Kargicaku është një qytezë e re turistike dhe sharmante. Me hapësira të hapura dhe zona të gjelbra, ky vend ka bukuri natyrore që e bën të popullarizuar nga blerësit që duan shtëpi pushimesh dhe për t'u zhvendosur përherë këtu.

    Infrastruktura në Kargicak është e mirë, pranë rrugës, ku ju mund të gjeni dyqane cilësore, kafene dhe restaurante. Për më shumë blerje, afër në Mahmutlar ka qendra të mëdha tregtare si dhe Alania është afër me veturë. Linjat e transportit janë të shkëlqyera me shërbim të rregulltë autobusi dhe shumë kompani taksish dhe për vetura me qira.

    Plazhet me "Flamurin Blu" në Kargicak janë të pastërta dhe të mirëmbajtura. Plazhet janë të përsosura për familjet dhe për ata që kanë problem me lëvizjen me rërë të mirë dhe në disa zona me guralecë. Ka edhe kafene plazhi dhe qendra të sporteve ujore në bregdet.

    Bregdeti i Alanias ka shumë për t'ju mbajtur juve dhe familjen tuaj të argëtuar me disa vende arkeologjike për t'i vizituar si dhe aktivitete si xhip safari, paragliding në malet Taurus, ku ju mund të gjeni çdo gjë për të bërë.

    Distanca nga komoditetet:

    • Distanca nga plazhi: 170 metra
    • Distanca nga qyteza: një kilometër
    • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 127 kilometra
    • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 20 kilometra
    • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 376 metra.

    Karakteristikat e apartamenteve 

    Ky projekt i ri mahnitës ka apartamente luksoze të bukura. Me një total prej 37 apartamentesh me një dhe dy dhoma gjumi (disa dupleks), ju do të keni shumë për të zgjedhur.

    Secili apartament ka pajisje dhe orendi të cilësisë së lartë, kuzhina të hapura me dhomat e ndenjes dhe banjo luksoze me sanitari të cilësisë së lartë. Ballkonet poashtu ofrojnë hapësirë shtesë për argëtimin me familjen dhe miqtë si dhe për darkat duke shikuar perëndimin e diellit kah malet mahnitëse.

    Hapësira e jashtme ka qendra të mrekullueshme (shikoni listën e mëposhtme) me pishinë të madhe dhe tarraca për rrezitje. Këndi i lojërave për fëmijë i mban të vegjlit tuaj të argëtuar derisa ju relaksoheni nën rrezet e diellit të Mesdheut.

    Ky kompleks mahnitës përfaqëson vlerë të shkëlqyer për paratë tuaja dhe po shiten mjaft shpejt. Andaj, sigurohuni që të kontaktoni një nga agjentët tanë të shitjes për të nisur jetën që gjithmonë e keni ëndërruar.

    Nuk dini nga t’ia filloni?

    Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

    Phone
    Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve

    Pronat e rekomanduara