Të Dhënat e Pronës
Verifikuar

  • Ref Nr.2194
  • Qëlliminë shitje
  • Llojiapartament
  • Dhomë gjumi1-3
  • Banjo1-2
  • Ballkon1-3
  • Madhësia55-185
  • Data e Fundit14-11-2024

Karakteristikat

  • sauna
  • dhomë me avull
  • pishinë
  • Parkim Jashtë
  • palestër

    Distancat

    • Qendra e qytetit: 6km
    • Plazh: 3km
    • Aeroporti: 130km
    • Aeroporti i dytë: 40km
    • Qendër tregtare: 500 m
    • Më shumë informacion

    Lexoni përshkrimin e plotë.

    Zona e Obas është bërë një prej destinacioneve kryesore kur shikohet për shtëpi në Alania. Lokacioni

    Zona e Obas është bërë një prej destinacioneve kryesore kur shikohet për shtëpi në Alania. Lokacioni bashkëkohor drejt disa qendrave, infrastruktura e zhvilluar dhe mjedisi multi-kulturor kanë dëshmuar të jenë faktorë krucialë. Oba është poashtu afër disa prej atraksioneve si kalaja e Alanias. E ndërtuar në shekullin e 13-të, kalaja u jep vizitorëve mundësinë të inspektojnë arkitekturën e vjetër derisa kanë pamje të qytetit dhe natyrës. Atraksionet tjera janë Kulla e Kuqe dhe medreseja historike e Obas. Prona është afër disa prej restauranteve, dyqaneve, shkollave dhe spitaleve, teksa plazhet me rërë të "artë" janë 2.7 kilometra larg.

    Distanca nga komoditetet:

    • Distanca nga qyteti: gjashtë kilometra
    • Distanca nga plazhi: 2.7 kilometra
    • Distanca nga aeroporti: 40 kilometra
    • Distanca nga dyqanet: 500 metra.

    Karakteristikat e apartamenteve

    Projekti ka dy blloqe katër-katëshe me apartamente një, dy dhe tre-dhomëshe. Madhësia dhe dizajni i apartamenteve të ndryshme ua mundëson banorëve ta shijojnë hapësirën dhe rehatinë. Apartamentet një-dhomëshe kanë një banjo e një ballkon. Ato me dy dhe tre dhoma gjumi kanë luksin e të qenit dupleks derisa kanë dy banjo. Apartamentet dy-dhomëshe kanë dy ballkone derisa ato tre-dhomëshe kanë tre sosh. Banorët kanë në dispozicion palestrën, e më pas mund të relaksohen në pishinë.

    Nuk dini nga t’ia filloni?

    Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

    Phone
    Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve