Të Dhënat e Pronës
Verifikuar

  • Ref Nr.1793
  • Qëlliminë shitje
  • Llojiapartament
  • Dhomë gjumi3
  • Banjo3
  • Ballkon3
  • Madhësia172
  • Data e Fundit30-03-2024

Features

  • pishina për fëmijë
  • parkim i brendshëm
  • sauna
  • Banjo Turke
  • barbeky
  • Bar buzë pishinës
  • Siguria
  • Kamera
  • pishinë
  • Pishinë e brendshme
  • palestër

Distancat

  • Qendra e qytetit: 3km
  • Plazh: 380 m
  • Aeroporti: 104km
  • Aeroporti i dytë: 48km
  • Qendër tregtare: 330 m
  • Më shumë informacion

Lexoni përshkrimin e plotë.

Apartamentet elegante dhe moderne janë tani për shitje në Konakli, një vend në perëndim të Alanias. Konakli është një resort i ngarkuar me r

Apartamentet elegante dhe moderne janë tani për shitje në Konakli, një vend në perëndim të Alanias. Konakli është një resort i ngarkuar me rritje të popullaritetit nga blerësit tanë shkaku i infrastrukturës dhe shumë ndërtimeve prestigjioze. Ky projekt ndodhet pranë plazhit dhe ka pozicion të mirë në një hapësirë të gjelbër.

Konakli ka infrastrukturë të mirë organizuar me shumë dyqane, kafene dhe restaurante. Ka disa qendra tregtare, ATM, barnatore, furra buke dhe supermarkete për nevojat tuaja ditore. Të jetosh këtu është e lehtë me gjithçka pranë jush. Autostrada D400 kalon përmes Konaklit dhe lidh të dy aeroportet dhe qytetet e qytezat kryesore në bregdetin e Mesdheut. Linjat e transportit janë të mira me shërbim të rregulltë autobusi në Alania dhe Antalia, si dhe këtu ka shumë taksi e kompani për vetura me qira për rehatinë tuaj.

Ka shumë për t'ju mbajtur juve dhe familjen tuaj të argëtuar, si sporte ujore, paragliding, kalërim dhe hiking në malaet Taurus, zhytje, peshkim, por ju mund të aranzhoni edhe një prej kompanive turistike për t'i eksploruar vendet arkeologjike. Për ndryshim peisazhi, ju mund të hipni në autobus drejt Alanias dhe të eksploroni rreth portit detar. Një teleferik ju dërgon mbi kalanë, ku ju mund të merrni disa fotografi spektakolare të kalasë, maleve dhe bregdetit të Alanias.

Plazhet në Konakli janë të përziera me rërë dhe guralecë; prezenca e guralecëve të vegjël e mban detin e pastër dhe u jep disa plazheve standardin e "Flamurit Blu". Aty ku hyrja është e vështirë, janë ndërtuar hyrje që dërgojnë direkt në ujë.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 380 metra
  • Distanca nga qyteza: tre kilometra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 104 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 48 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 330 metra.

Karakteristikat e apartamenteve

Ky kompleks i ri mahnitës ka tre blloqe apartamentesh në një sipërfaqe prej 3,700 metra katrorë. Ka sistem sigurie dhe gjenerator elektrik në rast të ndaljes së rrymës. Do të jetë 42 apartamente me lloje të ndryshme. Ju mund të zgjedhni nga apartamentet njëdhomëshe deri te ato dupleks me tre dhoma gjumi.

Apartamentet do të ndërtohen me standardet evropiane dhe përbëhen nga orenditë dhe pajisjet e shkëlqyera. Si standard, këto karakteristika përfshijnë:

  • dysheme laminati në dhomat e gjumi
  • dysheme prej qeramike në dhomat tjera
  • ndriqim
  • ndriqim LED në kuzhinë
  • dritare me xham të dyfishtë.

Kuzhinat bashkëkohore dhe banjot moderne do të jenë me pajisje dhe orendi të cilësisë së lartë.

Hapësira e jashtme është mahnitëse me një kopsht prej një mijë metrash katrorë dhe hapësirë të madhe argëtimi. Pishina ka hapësirë prej 165 m² dhe ka tarracë për rrezitje dhe relaks. Imagjinoni veten duke u relaksuar nën rrezet e diellit të Mesdheut dhe më pas të vazhdoni me ushtrime në palestër. Më pas i takoni familjen dhe miqtë tuaj për grill dhe pije. Gjithçka rreth këtij kompleksi mahnitës është dizajnuar për rehatinë tuaj.

Kjo është jeta që gjithmonë e keni ëndërruar. Kontaktoni një prej agjentëve tanë të shitjes dhe bëni ëndrrat tuaja realitet.  

Nuk dini nga t’ia filloni?

Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

Phone
Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve

Pronat e rekomanduara