Kjo pronë është shitur.
Apartamente elegante dhe luksoze në Besiktas
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.34518
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi3
- Banjo2
- Ballkon2
- Madhësia160 m²
- Data e Fundit30-12-2023
- PishinëNë dispozicion
Karakteristikat
Shtetësi Qendra e Qytetit Pamje e qytetit parkim i brendshëm Shtëpi e zgjuar Gjenerator Siguria Tualet en-suite Alarm
ashensor pishinë Infrastruktura e gazit natyror Parkim Jashtë palestër Lojë fushë Holli
Distancat
Qendra e qytetit: 500 m Plazh: 2km Aeroporti: 41km Aeroporti i dytë: 37km Qendër tregtare: 500 m Më shumë informacion
Në qendër të Stambollit, Besiktasi është një vend me histori dhe modern, duke u përfaqësuar nga rrugët e mira, atraksionet ikonike sikurse ura e Bosforit dhe atmosfera e mirë në bulevardin Barbaros. Nga tregjet interesante dhe çasja e lehtë në pjesët tjera të qytetit, jetesa në Besiktas ofron një aventurë urbane. Është një zgjedhje ideale për ata që duan jetesë dinamike në qytet me kulturë të pasur. Infrastruktura e zhvilluar e qytetit nënkupton se kafenetë, dyqanet dhe restaurantet, por edhe spitalet e shkollat janë afër. Poashtu ka shumë parqe aty pranë si dhe atraksione tjera si pallati Dolmabahce, dikur shtëpia e Mustafa Kemal Ataturk.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga qyteti: 500 metra
- Distanca nga plazhi: 1.8 kilometra
- Distanca nga aeroporti: 37 kilometra
- Distanca nga qendra tregtare: 500 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky projekt është në një bllok të vetëm 12-katësh dhe ofron apartamente dy, katër dhe pesë-dhomëshe. Apartamentet dy-dhomëshe kanë një banjo dhe një ballkon, derisa ato katër-dhomëshe kanë një banjo shtesë. Apartamentet pesë-dhomëshe kanë dy banjo dhe dy ballkone. Apartamentet katër-dhomëshe dhe pesë-dhomëshe janë tejet luksoze dhe duplekse. Megjithatë, luksi mund të vërehet në të gjitha shtëpitë me interiorin ku është punuar me materiale të cilësisë së lartë me dru dhe pllaka. Shtëpitë kanë sistemin "smart" të banimit dhe kanë banjo nëpër dhoma. Nga ballkonet, banorët mund të shohin pamje të mrekullueshme të Besiktasit. Banorët poashtu kanë çasje në palestër dhe pishinë brenda kompleksit. Me rastin e blerjes, ju mund ta përvetësoni shtetësinë turke apo edhe lejeqëndrimin.
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.



