Kjo pronë është shitur.
Apartamente me dizajn të shkëlqyer në Demirtas
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1686
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi2
- Banjo2
- Ballkon2
- Madhësia81 m²
- Data e Fundit30-11-2023
Karakteristikat
- Pamje natyrore
- pishina për fëmijë
- sauna
- Banjo Turke
- Jacuzzi
- salla e konferencave
- Gjenerator
- barbeky
- Pingpong
- Bar buzë pishinës
- rrëshqitës uji
- Kamera
- ashensor
- pishinë
- Pishinë e brendshme
- Parkim Jashtë
- palestër
- Spa
- pergola
- Kinema
Distancat
Qendra e qytetit: 20km Plazh: 750 m Aeroporti: 145km Aeroporti i dytë: 20km Qendër tregtare: 1km Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Apartamentet me dizajn të shkëlqyer janë tani për shitje në Demirtas. Kjo zonë e shumë dëshiruar ndodhet në lindje të Alanias, pranë rrugës mes Alanias dhe Gazipasas. Derisa është një zonë që po ndërtohet shpejt, ende ka statusin e destinacionit turistik, andaj mbetet rural me shumë plantacione natyrore si banane, porokaj dhe limon. Zhurma e zogjve dhe aroma e portokajve si dhe pishave gjatë pranverës e bën një vend të bukur për të jetuar.
Autostrada D400 kalon mes Demirtasit dhe lidh aeroportin e Antalias në perëndim dhe aeroportin Gazipasa në lindje. Autobusët lëvizin vazhdimisht rreth Demirtasit dhe ka taksi të shumtë në fshat. Nëse doni të jeni të pavarur, ka shumë kompani për dhënien e veturave me qira. Ka disa dyqane të vogla dhe markete për nevojat ditore, por qendrat tregtare dhe dyqanet që shesin të mirat materiale mund të gjenden në Mahmutlar apo Alania. Shumë restaurante të vogla dhe kafene janë aty pranë me ushqime që variojnë me çmime të volitshme.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 750 metra
- Distanca nga qyteti/fshati: 1.4 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 20 kilometra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 145 kilometra
- Distanca nga dyqanet dhe marketet: 1.4 kilometra
- Distanca nga Alania: 25 kilometra
- Distanca nga qyteza Gazipasa: 20 kilometra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky projekt i shkëlqyer përbëhet nga një bllok me 42 apartamente në një sipërfaqe prej 2205 metra katrorë. Ky dizajn ka për qëllim që ta mbajë arkitekturën e ndryshuar - me natyrën dhe gjithçka tjetër. Fasada është moderne me ballkone dhe dritare të mëdha që japin pamje mahnitëse të rrethinës.
Secili apartament do të kompletohet me standardet më të larta dhe ju mund të zgjedhni nga 1+1 deri te 2+1 dupleks. Secili apartament vjen me detaje cilësore si:
- dyer hyrëse prej çelikut
- tryeza graniti në kuzhinën e pajisur
- sistem kabllor televiziv
- sistem "intercom" në apartamente
- dysheme prej graniti
- pllaka qeramike në banjo
- ndriqim LED
- dollape nën shkallë tek apartamentet dupleks
- dritare me xham të dyfishtë PVC dhe dyer të ballkonit.
Hapësira e jashtme është dizajnuar për të reflektuar konceptin e spirales. Ka pishinë mahnitëse dhe tarracë për t'u rrezitur në shezllone. Ka komoditete të shumta për relaksin tuaj derisa fëmijët argëtohen në këndet e tyre.
Ky projekt fantastik është një mundësi e përsosur për të investuar në një zonë që do të bëhet destinacion turistik në të ardhmen.
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.