Kjo pronë është shitur.
Apartamente bashkëkohore në Konakli
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1754
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi1-4
- Banjo1-3
- Ballkon1-3
- Madhësia49-201 m²
- Data e Fundit31-05-2023
Distancat
Qendra e qytetit: 2km Plazh: 2km Aeroporti: 125km Aeroporti i dytë: 55km Qendër tregtare: 450 m Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Këto apartamente mahnitëse dhe bashkëkohore janë tani për shitje në Payallar, Konakli. Ky vend ekskluziv është në perëndim të Alanias dhe është bërë një zonë e dëshiruar shkaku i infrastrukturës urbane dhe linjave të shkëlqyera të sportit. Payallar mbetet rural me shumë ferma për pemë dhe perime, ulli, portokaj dhe limone. Është një vend i qetë për të jetuar.
Në qytezën kryesore, ka dyqane, kafene dhe restaurante si dhe ATM, barnatore, etj. Pranë autostradës D400, ka shumë qendra tregtare që shesin të mirat materiale. Kjo rrugë lidhë të gjitha qytetet kryesore në këtë regjion si dhe dy aeroportet, duke e bërë Payallarin në Konakli një vend qëndror për të jetuar.
Plazhet këtu janë të përziera me guralecë dhe rërë, me kafenetë e plazhit që ndodhen përreth. Ka shumë vende dhe gjëra për të bërë këtu, duke nisur nga zhytja dhe peshkimi si dhe eksplorimi i vendeve arkeologjike. Malet Taurus poashtu ofrojnë rafting, xhip safari dhe ecje. Ka këtu diçka për të gjithë!
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 1.8 kilometra
- Distanca nga qyteza: 1.7 kilometra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 125 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 55 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 450 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky projekt i bukur është i ndërtuar në një sipërfaqe prej 2,470 metra katrorë dhe ka dy blloqe apartamentesh. Do të ndërtohen katër kate me 27 apartamente një, dy dhe katërdhoma gjumi dupleks.
Secili apartament modern përmban orendi dhe pajisje të cilësisë së lartë me pajisje bashkëkohore në kuzhina si dhe sanitari moderne në banjo. Ballkonet e mëdha kanë pamjen e kopshtit dhe të pishinës si dhe të rrethinës përreth, me pamje mahnitëse të malit. Ballkonet janë të përsosura për ngrënie të ushqimit apo ahengje familjare.
Pamja e jashtme është poashtu e bukur me disa komoditete të shkëlqyera (shikoni listën e mëposhtme) që ju ndihmojnë ta keni një jetë cilësore dhe të rehatshme. Imagjinoni veten duke u rrezitur pranë pishinës së këndshme, e mëpas duke bërë grill me familje dhe miqtë në kopshte. Ky kompleks u përshtatet atyre që duan një shtëpi pushimesh që është pranë qytetit dhe plazheve, por që është edhe në një vend të qetë.
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.