Kjo pronë është shitur.
Apartamente bashkëkohore dhe elegante në Sultangazi
Istanbul, Sultangazi
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.0530
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi2-4
- Banjo2
- Ballkon1-2
- Madhësia104-170 m²
- Data e Fundit30-11-2022
Karakteristikat
- Pamje natyrore
- parkim i brendshëm
- kopsht
- Banjo Turke
- Gjenerator
- Siguria
- Televizioni kabllor-satelit
- Kamera
- Parkim Jashtë
- palestër
Distancat
Qendra e qytetit: 400 m Plazh: 4km Aeroporti: 35km Qendër tregtare: 200 m Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Këto apartamente bashkëkohore dhe elegante në Sultangazi ndodhen në distriktin e Habiblerit. Sultangazi është një periferi e re e anës evropiane të Stambollit që ka përjetuar rindërtim masiv. Modernizimi i zonës përfshinë komplekse prestigjioze me shumë kate banimi, përfshirë qendra tregtare, argëtimi dhe hapësira sportive.
Ky projekt i ri ka linja të mirë organizuara të transportit si stacioni i metrosë, që është vetëm 600 metra larg, linja e tramvajit T4 është vetëm tre kilometra larg dhe është afër autostradave E80, E5 dhe rrugës së Marmarasë veriore. Është diçka bashkëkohore për blerësit që duan prona në një vend ku procesi i lëvizjes nga puna në shtëpi është i lehtë dhe i shpejtë.
E gjithë infrastruktura është në vend për t'ua mundësuar banorëve shkuarjen në shkolla, spitale, universitete dhe qendra tregtare në mënyrë të lehtë.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: katër kilometra
- Distanca nga qyteti: 400 metra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Stambollit: 11 kilometra
- Distanca nga "Mall of Istanbul": gjashtë kilometra
- Distanca nga Basaksehir Medical City: katër kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 200 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky kompleks i ri mahnitës ndodhet në një sipërfaqe prej 2500 metrash katrorë, me 1500 sosh të dedikuar për hapësirë të gjelbër. Kjo është ajo që e bën projektin atraktiv! U ofron banorëve hapësira të mëdha të gjelbra për ta pasur jetën e shëndetshme.
Ka dy blloqe apartamentes me dy dhe tre dhoma gjumi. Katet përdhesë janë të dedikuara për hapësira komerciale dhe tërheqin bizneset që shesin të mirat materiale.
Apartamentet do të jenë të cilësisë së jashtëzakonshme, me kuzhinat e ndara nga dhomat e ndenjes. Dhomat e gjumit janë të mëdha dhe kanë dritare të mëdha që shfaqin pamjet mahnitëse të qytetit.
Arkitektura e ndërtesave është moderne dhe ato kanë pamje tejet të bukur.
Komoditetet janë të mrekullueshme dhe të dizajnuara për nevojat e familjeve moderne (shikoni listën më poshtë). Ka kënd lojërash për fëmijë me pajisje moderne për fëmijët tuaj si dhe 24 orë siguri për t'ju mbajtur juve të qetë, dhe kjo përfshinë edhe veturën tuaj që ka hapësirë private për parking.
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.